Skandali i protokollit me kryekomisioneren Von Der Leyen, Turqia ia hedh fajin BE-së


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavu?o?lu, njoftoi se në protokollet e zbatuar gjatë vizitës së krerëve të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi janë përmbushur kërkesat dhe sugjerimet e palës së BE-së.Çavu?o?lu pas takimit me ministrin e Jashtëm dhe Përgjegjës për Kabinetin e Kuvajtit, Ahmad Nasser Al Mohammad Al-Sabah, si dhe pas mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Turqi-Kuvajt për Bashkëpunim, me homologun e tij u adresua në një konferencë të përbashkët për media.Kryediplomati turk, duke iu përgjigjur një pyetjes rreth vizitës së kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe kryetares së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Turqi, tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet Turqi-BE janë duke avancuar në një atmosferë më pozitive që nga Samiti i Liderëve të BE-së i mbajtur dhjetorin e kaluar.Ai tha se vizitat dhe kontaktet e ndërsjella janë duke vazhduar dhe se përveç mbledhjeve të rëndësishme edhe në nivel teknik janë duke vazhduar konsultimet.

Çavu?o?lu rikujtoi se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, ka zhvilluar video-konferenca me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe liderët e BE-së, ndërsa von der Leyen dhe Michel kanë vizituar më 6 prill Turqinë me ftesën e Erdo?an.

“Edhe në takimet kokë me kokë edhe atë mes delegacioneve të dyja palët hapur kanë shprehur mendimet, pritjet e tyre. Ishte një bisedë produktive dhe e dobishme”, tha ai. “Theksuam që tashmë duhet të hidhen hapa konkrete”, shtoi Çavu?o?lu.

Në lidhje me çështjen e protokollit që u pasqyrua në mediat, kryediplomati turk theksoi se janë përballur me akuza jashtëzakonisht të padrejta.

“Veçanërisht në takimet e zhvilluara në Turqi, zbatohen rregullat ndërkombëtare të protokollit dhe në kuadër të mikpritjes turke”, u shpreh ai.

Ai tregoi se para vizitës ekipet e protokollit janë takuar dhe kanë zhvilluar biseda, duke shtuar se “Në protokollet e zbatuar gjatë vizitës janë përmbushur kërkesat dhe sugjerimet e palës së BE-së”.

“Kështu që, në drejtim të sugjerimeve të palës së BE-së, u bë një rregullim i uljes të tillë. Pikë. Këtë, nuk do ta sqaronim kaq qartë mos të kishte akuza kundrejt Turqisë”, theksoi Çavu?o?lu duke kujtuar retorika të tilla si “Turqia e bëri” dhe se nuk dëshiron të hyjë në zbatimet e brendshme të BE-së./Anadolu Agency (AA)

The post Skandali i protokollit me kryekomisioneren Von Der Leyen, Turqia ia hedh fajin BE-së appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...