Skandali me Tiren, zv. ministrja Rakacolli zbulon ç’ka ndodhur me stafin e “Shefqet Ndroqit”


Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, është shprehur se pas denoncimit të skandalit të Tires, janë marrë masa për një organizim të brendshëm të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Në “ABC news”, zv. ministrja ka deklaruar se janë shkarkuar kryeinfermierë dhe janë dhënë vërejtje për të tjerë.

Pjesë nga intervista:

Në lidhje me personat që kanë shkelur masat me grumbullime?

Unë e kam sqaruar. Është gjobitur Ermal Mamaqi.

Po Elisa Spiropali?

Merren masat ashtu si parashikohet.

Të mos merremi me emra të përveçëm. Kinematë janë të hapura, nuk mund të gjobitesh që shkon në kinema duke zbatuar rregullat. Të dalësh në mes të rrugës dhe të mbash maskën në gjysëm vetëm nga frika e policisë, çfarë bashkëpunimi është ky.

Sa kohë do të prisni ndërgjegjësimin për të shtrënguar masat?

Ndërgjegjësimi nuk bëhet vetëm nga autoritetet shëndeëtsore. Detyrat nuk mund të thuhen pas 12 muajsh pandemi. Këtu bëhet fjalë për kuptim. Ndërgjegjësimi nga ana e mediave është shkrencë. Ata duhet të përdoren të gjitha. Spoti është pak. Vënia në dukje e fenomeneve duhet të vijë përmes mënyrave.

Rasti i sanitares së Shefqet Ndroqit. Autoritet e konsideruan rast të izoluar. Sot pati arrestime të tjera për një skemë kriminale. Cila është masa që do të merrni ju?

Ka pasur distancim që në fillim. MSH është shprehur që në fillim. Në momentin kur doli fenomeni MSH bëri distancimi. Dhe “Shefqet Ndroqi” po ashtu dhe mori edhe masa për organizimin e brendshëm. Ka marrë edhe masa që do të bëhen publike. Është bërë analiza.

Janë shkarkuar kryeinfermierë. Janë dhënë vërejtje për të tjerë. Fenomeni i korrupsionit. Parandalimi i tij është vënë në vëmendje. Vazhdimisht bëhen kontrolle dhe bëhen gjëra. Asgjë nuk është perfekte. Në çdo pyll gjen një dru të shtrembër. Thirrja për denoncime është një gjë që ka dhënë efekt. Ka një ndryshim në fenomenin e korrupsionit ndër vite.

The post Skandali me Tiren, zv. ministrja Rakacolli zbulon ç’ka ndodhur me stafin e “Shefqet Ndroqit” appeared first on Zonë E Lirë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...