Tire Alldërvishi është 59 vjeçarja që mashtroi një vajzë dhe i zhvati miliona lekë duke u hequr si infermiere tek Senatoriumi dhe i mori para që të kujdesej për nënën e saj që ishte me Covid.
Raportohet se sot ajo do të zhvendoset nga komisariati tek Gjykata Penale e Tiranës për t’u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj saj dhe masën e sigurisë.
Pavarësisht se është pyetur nga policia dhe ka pasur në dispozicion një avokat, 59 vjeçarja nuk ka thënë asnjë fjalë para oficerëve.
“Nuk kam asgjë për të thënë jam e tronditur, do flas në një moment të dytë”, është shprehur ajo. Ndërkohë, në hetim janë vendosur edhe 4 punonjës të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
The post Skandali tek Senatoriumi, flet sanitarja Tire Alldërvishi: “Jam e tronditur…” appeared first on Zonë E Lirë.