Skenari i Ramës për rrëzimin e Kurtit

Shkruan: Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka reaguar në lidhje me skenarin e Edi Ramës për rrëzimin e Albin Kurtit.

Ai përmes në postimi në Facebook tha se Rama këtë gjë po tenton ta bëj përmes PDK-së.

Megjithatë, Spahiu tha se edhe pse PDK po e ndihmon kryeministrin e Shqipërisë ta rrëzojë Kurtin, kjo parti nuk do arrijë ta marrë pushtetin.

“Edi Rama mund ta rrëzojë Albin Kurtin, përmes PDK-së, por pushtetin më pas nuk e merr PDK po LDK”, deklaroi Spahiu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Edi Rama mund ta rrëzojë Albin Kurtin, përmes PDK-së, por pushtetin më pas nuk e merr PDK po LDK. E me LDK-në në pushtet Edi Rama nuk mund të ketë më ndikim në Kosovë çfarë ka në Kosovën e Albin Kurtit, i cili është inferior karshi Tiranës. Këtë inferioritet nuk e ka Lumir Abdixhiku.