Skiatori në Brezovicë goditet nga një motosajë

Policia e ndalon kosovarin, u nis për në Zvicër me pasaportë të dyshimt

Lëndohet skiatori në Brezovicë.

Një skiator është lënduar dje në në qendrën skitare Brezovica, ai u godit nga një motosajë.

Këtë e bën të ditur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke shtuar se skiatori ka goditur motosajën derisa ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit.

“Anëtarët tanë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës fatmirësisht kanë qëlluar afër vendaksidentit dhe kanë reaguar menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë viktimës”.

“Në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca”.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës anëtarët tanë në krye me Bardhosh Morina, dhe Eduard Daci, të ndihmuar nga qytetarët lokal realizojnë edhe evakuimin e viktimës drejt qendrës spitalore në Ferizaj”, thuhet në njoftim.