“S’mund të tolerohet më. Do merren veprime kundër Turqisë nëse…”, kryeministri grek i çon mesazh homologut turk, ja ç’paralajmëron

Shifra më e lartë që prej 5 muajsh, Italia numër rekord infeksionesh të reja me COVIDKryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka çuar një mesazh të qartë Ankarasë dhe presidentit turk Rexhep Erdogan, në deklaratën e tij para fillimit të Samitit në Bruksel.

Sipas “Protothema”, Mitsotakis iu referua sjelljes së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke thënë se “ka ardhur koha që Evropa të diskutojë me guxim dhe sinqeritet se çfarë marrëdhënie dëshiron vërtet të ketë me Turqinë”.

Një gjë është e sigurt tha kryeministri grek, “provokimi turk, qoftë i manifestuar përmes veprimeve të njëanshme ose i manifestuar përmes retorikës ekstreme, nuk mund të tolerohet më. Dhe jo vetëm sepse sjellja turke shkel të drejtat sovrane të dy vendeve anëtare të BE, Greqisë dhe Qipros, por edhe sepse kjo sjellje turke dëmton interesa të rëndësishëm gjeopolitikë të të gjithë të Evropës në Mesdhe”.

Mitsotakis tha se nëse Turqia nuk ndjek rrugën e dialogut, Evropa do duhet të marrë veprime kundër saj.

“Dy shtigje hapen para nesh, njëra është rruga e dialogut të diplomacisë, një dialog i cili duhet të bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar, shmangien e veprimit të njëanshëm dhe rregullat e fqinjësisë së mirë.

Mënyra tjetër është përshkallëzimi i tensioneve, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të çojnë herët a vonë Evropën të ndërmarrë veprime kundër Turqisë.

Greqia ka provuar në praktikë se dëshiron të ndjekë rrugën e parë.

Turqisë i mbetet të bëjë të njëjtën gjë, por ajo duhet ta bëjë atë në mënyrë të qëndrueshme dhe me stabilitet,” shtoi kryeministri grek./Protothema

The post “S’mund të tolerohet më. Do merren veprime kundër Turqisë nëse…”, kryeministri grek i çon mesazh homologut turk, ja ç’paralajmëron appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !