Sot bëhen 8 vjet nga vendosja e parkut mbi Urën e Ibrit

8 vjet nga vendosja e parkut mbi Urën e Ibrit.

Sot 8 vjet në Urën e Ibrit në Mitrovicë, kishte ndodhur një nga zhvillimet më të pazakonta gjatë historisë së saj ndarëse të pasluftës.

Nga aty, serbët e veriut e patën hequr befasishëm barrikadën e madhe të rërës që e kishin vendosur vetë 3 vite më herët, njofton KlanKosova.

Por, gjatë të njëjtës ditë atë e patën zëvendësuar me një park unik, me dhe, vazo, lule e ulëse anësore.

Aty i ashtuquajturi “Parku i Paqes” do të qëndronte deri në gushtin e vitit 2016, kur u largua nga forcat e policisë, por as sot e kësaj dite nuk ka hapje të urës për lëvizjen e makinave.