Sot dita me e ftohtë e javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë.

Në njoftim bëhet e ditur se temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, derisa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet -3 gradë deri -2 gradë Celsius.

“Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta”, ka bërë të ditur IHK.

Lajme me shume...