Sot rifillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë


Në Kizhevak të Serbisë sot do të rifillojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Arsim Gërxhaliu, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

“Sot më datë 5 maj do të rifillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë. Në ora 9:00 janë nisur ekipet dhe në ora 13:00 do të jemi atje”.

Gërxhaliu tha se gërmimet në këtë vend pritet të zgjasin minimum dy javë dhe e gjithë puna do të përcillet nga ekspertët mjeko-ligjorë të Kosovës.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e më shumë se 1.600 shqiptarëve që rezultojnë të zhdukur.

Në fund të vitit të kaluar janë kryer gërmime në këtë pjesë, derisa në afërsi të Rashkës në qytetin e Kizhevakut ishin gjetur mbetjet mortore të 15-17 trupave.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...