Sot seanca për vrasjen e Ivanoviqit, avokati thotë së do dëshmojnë figura politike

130 ushtarë kroatë vijnë sot në Kosovë

Sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ku në këtë seancë pritet që dëshmitarë të jenë figura të larta të politikës.

Kështu ka bërë të ditur avokati i rastit, Musa Damati.

“Të hënën me datë 22/11/2021 duke filluar nga ora 09:30 do të vazhdoj procesi gjyqësor penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes së politikanit serb Ivanoviq, gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës”, ka deklaruar Damati për EkonomiaOnline.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës se partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Ivanoviq cili kishte themeluar dhe drejtonte Iniciativën Qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’ (SDP), që ishte subjekti kryesor opozitar serb në Mitrovicën e Veriut.

Por, tri vjet pas, vrasësit apo autorët e atentatit janë ende të panjohur, pavarësisht se prokuroria e Kosovës ka ngritur tri aktakuza deri më tash.

Prokuroria Speciale e Kosovës e kishte ngritur aktakuzën e parë më 2 dhjetor, 2019. Më 30 dhjetor, prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha kishte paraqitur aktakuzën e dytë, të ndryshuar, në bazë të së cilës u mbajt një seancë parapake më 11 shkurt, 2020.

Në këtë gjykim, të akuzuarit Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq u patën deklaruar të pafajshëm për akuzat kundër tyre, ndërsa tre të akuzuarit e mbetur, Zvonko Vesellinoviq, Millan Radoiçiq dhe Zhelko Bojiq, ishin në arrati.

Lajme me shume...