Sot temperaturat arrijnë në 17 gradë në Kosovë


Java e parë e marsit, temperaturat arrijnë deri në 17 gradë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius.

Në fundjavë parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende–vende do të sjellin shi dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...