Sot vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit, punëtorët socialë dhe pacientët në dializë


Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë edhe sot.

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së mërkurë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë.

Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme (14 prill 2021), do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.

Vaksinimi bëhet nga ora 08:00-19:30.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...