Sot, Vuçiq mban adresimin e shtyrë nga java e kaluar

Lajm i mirë nga OKB sa i përket çmimeve të ushqimeve

Vuçiq mban sot adresimin e shtyrë nga java e kaluar.

Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, do ta mbaj sot një adresim para popullit.

Kjo paraqitje ishte caktuar më herët për të premten e javës së kaluar, por ishte shtyrë për 6 maj, meqenëse në ndërkohë kishte pasur të paktën dy zhvillime të rëndësishme që lidhen me Serbinë dhe Kosovën.

I pari ishte qëndrimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në takim me shefin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ku në mënyrë gati se direkte e pranoi pavarësinë e Kosovës, derisa kërkoi që e njëjta drejtë të iu njihet edhe rajoneve separatiste të Ukrainës.

Ndërsa i dyti, takimi që Vuçiq e pati me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin, në Berlin si mysafirë të kancelarit gjerman, Olaf Schoz.