Home / SPORT / 10 sulmuesit me më së shumti gola në Top-5 ligat evropiane
10 sulmuesit me më së shumti gola në Top-5 ligat evropiane

10 sulmuesit me më së shumti gola në Top-5 ligat evropiane

Harry Kane është mbreti i Evropës, ka realizuar deri më tani 32 gola në të gjitha garat, duke lënë prapa lojtar si Salah, Messi, Lewandowski, Aguero e Ronaldo.

Pothuajse për një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin mbretërit e Evropës duke regjistruar shifra të pabesueshme dhe duke e mbyllur vitin me më shumë se 50, 60 gola, derisa Leo kishte shkuar edhe në 73 finalizime në të gjitha garat në një edicion (2011/12).

Por, tashmë gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe aktualisht, Messi e Ronaldo janë prapa të tjerëve dhe mbreti i Evropës është sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, me 32 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat, 23 prej tyre në Premier League, edhe aty është golashënuesi më i mirë.

Në vendin e dytë është Mohamed Salah i Liverpoolit me 29 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat.

1- Harry Kane: 33 ndeshje, 32 gola – 23 prej tyre në Premier League, 6 në Champions (golashënuesi i dytë më i mirë)

2- Mohamed Salah: 35 ndeshje 29 gola – 22 prej tyre në Premier League

3- Sergio Aguero: 32 ndeshje, 28 gola – 21 prej tyre në Premier League

4- Neymar: 27 ndeshje, 28 gola – 19 prej tyre në Ligue 1 (Francë)

5- Edinson Cavani: 32 ndeshje, 28 gola – 21 prej tyre në Ligue 1

6- Lionel Messi: 36 ndeshje, 27 gola – 20 prej tyre në La Liga

7- Robert Lewandowski: 31 ndeshje, 26 gola – 19 prej tyre në Bundesliga

8- Ciro Immobile: 28 ndeshje, 26 gola – 20 prej tyre në Serie A

9- Cristiano Ronaldo: 28 ndeshje, 23 gola – 11 prej tyre në La Liga – 9 Champions (golashënuesi më i mirë).

10- Radamel Falcao: 29 ndeshje, 23 gola – 17 prej tyre në Ligue 1.

10 sulmuesit me më së shumti gola në Top-5 ligat evropiane

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com February 13, 2018 8:24 am ne link https://kosovatoday.com/?p=149294
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . 10 sulmuesit me më së shumti gola në Top-5 ligat evropiane 10 sulmuesit me më së shumti gola në Top-5 ligat evropianeRating: 4.8

Privacy Preference Center

Necessary

Advertising

Analytics

Other