Home / SPORT / Barcelona mposht Espanyolin në shkëlqimin e Leo Messit

Barcelona mposht Espanyolin në shkëlqimin e Leo Messit

Barcelona mposht Espanyolin në shkëlqimin e Leo Messit

Barcelona e ka mposhtuar Espanyolin në ndeshjen e zhvilluar sonte.

Në këtë ndeshje kemi parë një Lionel Messi të jashtëzakonshëm, që ishte thjesht i pandalshëm.

Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e 17’ kur nga gjuajtja e lirë realizoi një super gol për të zhbllokuar rezultatin.

Vetëm 9 minuta më vonë, argjentinasi asistoi për golin e Ousmane Dembele, i cili dyfishoi epërsinë e kampionëve në fuqi.

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45’, ishte Luis Suarez që realizoi për 3:0.

Qershia mbi tortë ishte goli i katërt i Barcelonës dhe i dyti për Lionel Messin, i cili përsëri realizoi nga gjuajtja e lirë, nga 27 metra distancë, gol ky që vulosi rezultatin e takimit.

Me këtë fitore, blaugranat pozicionohen në vendin e parë në tabelë, me 31 pikë, tri më shumë se ndjekësit Atletico Madrid dhe Sevilla.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 11:01 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381876
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Barcelona mposht Espanyolin në shkëlqimin e Leo Messit Barcelona mposht Espanyolin në shkëlqimin e Leo MessitRating: 4.8