Home / SPORT / E frikshme, ja sa lojtarë do t’i mungojnë Milanit në derbin me Juventusin

E frikshme, ja sa lojtarë do t’i mungojnë Milanit në derbin me Juventusin

E frikshme, ja sa lojtarë do t’i mungojnë Milanit në derbin me Juventusin

Milan dhe Juventus do të takohen të dielën në mbrëmje duket dilluar nga ora 20:30 në kuad të Serie A.

Tri fitore dhe një barazim në katër sfidat e Milanit, por teksa pikët shtohen, infermieria kuqezi mbushet me të dëmtuar. Gatuzo ka kthyer nevojën në virtyt duke propozuar skuadra e module eksperimentale e duke shfrytëzuar karakterin për t’u bërë ballë mungesave të shumta.

Në dyshim – Janë të paktën katër mosketierët kuqezinj që po luftojnë me kohën për të qenë në fushë kundër Juves. I pari është Higuain që nuk do kurrsesi të mungojë ndaj ish-skuadrës. Argjentinasi ka rinisur të stërvitet dhe nesër është kandidat potencial për një fanellë titullari në sulmin kuqezi. Kesi nga ana tjetër duhet të shtrëngojë dhëmbët. Disi më e komplikuar situata e Davide Kalabrias, që për Milanin figuron mes të dëmtuarve, ndërsa menaxheri i tij dje deklaroi se lojtari priste një ftesë nga Roberto Mançini. Hakan Çalhanoglu nuk është stërvitur për shkak se ndaj Betisit pësoi një goditje në trinë, që i riktheu një dëmtim të vjetër. Turku është në luftë me kohën, edhe sepse Gatuzo i ka lojtarët me pikatore.

Lamtumirë 2018 – Goditja e fundit dhe shumë e rëndë është ajo e Muzakios. Qendërmbrojtësi do të mungojë për dy muaj, por jo sepse e përplasi Kesi në ndehsjen me Betisin. Problemin ai e ka në gju dhe dje gjatë vizitave të thelluara është konstatuar se do t’i duhen të paktën dy muaj. Në shtator Ivan Striniç u diagnostikua me një anomali kardiake dhe viti i tij u mbyll në mënyrë të parakohshme. Kroatin e presin të tjera teste përpara se të vendoset rikthimi i tij që në rastin më të mirë do të ndodhë në janar. I njëjti fat për Matia Kaldarën që, mes problemeve me ambientimin dhe lëndimit të fundit, nuk do të jetë i gatshëm për ekipin të paktën deri në vitin e ri. Akoma më i komplikuar problemi i Luka Bilias, që pas operacionit në pulpë do të jetë i grumbullueshëm nga Gatuzo vetëm në mars të vitit të ardhshëm.

Konti dhe misteri Bonaventura – Andre Konti prej dy javësh stërvitet me ekipin, teksa fundjavën e kaluar luajti me të rinjtë. Sherri pas takimit në fjalë i kushtoi tri javë pezullim dhe mbrojtësi nuk mundi të zbriste dje në fushë me të rinjtë, në humbjen 6-1 ndaj Atalantës. Megjithëse klinikisht i shëruar, Gatuzo nuk pranon ta rrezikojë. Jashtë gare për një vend titullari nesër edhe Xhakomo Bonaventura. Mesfushori ka një acarim në gju që e persekuton që prej 25 tetorit. Dëmtimi është i ngjashëm me atë që pësoi në verë dhe që e mbajti 4 javë jashtë fushave, pushim që duket i detyrueshëm edhe këtë herë, me lojtarin që do të ishte i gatshëm pas pushimit të kombëtareve. /Panorama/

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 1:20 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=365826
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . E frikshme, ja sa lojtarë do t’i mungojnë Milanit në derbin me Juventusin E frikshme, ja sa lojtarë do t’i mungojnë Milanit në derbin me JuventusinRating: 4.8