Home / SPORT / Gattuso i ‘frikësohet’ Juventusit para derbit

Gattuso i ‘frikësohet’ Juventusit para derbit

Gattuso i ‘frikësohet’ Juventusit para derbit

Derbi italian Milan- Juventus zhvillohet nesër në mbrëmje.

Të dy ekipet pritet të dhurojnë spektakël pasi që pritet të luhet një pijë e hapur.

Trajneri i Milanit Gennaro Gattuso ka folur para ndeshjes së madhe që Milani e zhvillon me Juventusin.

Rossonerët janë nikoqir të Juventusit në ndeshjen derbi të javës së 12-të në Serie A, ndeshja e cila pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 20:30.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje me plot mungesa, por trajneri Gattuso beson se në futboll gjithçka mund të ndodhë, edhe pse luajnë ndaj një ekipi plot kampion.
“Juventusi është plot kampionë, i fortë në çdo pjesë të fushës dhe më i miri në çdo mënyrë”, ka thënë fillimisht Gattuso në konferencën e tij për shtyp.

Gattuso ka thënë se Juventusi është më i miri në Evropë, së bashku me Barcelonën.

“Duke thënë gjithçka për këtë, Milani do të luajë me kokën lartë, duke ditur se kanë diçka më shumë se ne, por gjithçka mund të ndodhë në futboll”.

“Nuk duhet të shqetësohemi. Është e vërtetë se shumë lojtarë na mungojnë, por ne do të vendosim formacionin më të mirë që kemi në dispozicion”, përfundoi Gattuso.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 11:20 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=366117
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Gattuso i ‘frikësohet’ Juventusit para derbit Gattuso i ‘frikësohet’ Juventusit para derbitRating: 4.8