Ja kur luhet “El Classico” i parë për këtë vit

Presidenti i La Liga, Havier Tebas ka konfirmuar datën se kur do të zhvillohet “El Classico” mes Real Madrid dhe Barcelonës.

Në “Santiago Bernabeu” do të zbresin skuadrat më të mëdha në Spanjë me 2 mars, ndërsa ora për këtë ndeshje do jetë në 20:45.Ndeshja e parë në “Camp Nou” u zhvillua në orën 16:15, për faktin e thjeshtë për të kapur audiencë në të gjithë botën , po ai vendim shkaktoi polemika të mëdha.

Në atë sfidë Barcelona dominoi totalisht duke e shkatërruar skuadrën e Hurlien Lopetegit me rezultatin 5-1.