Home / SPORT / Ja pse Milan është një skuadër gjigante (Foto)

Ja pse Milan është një skuadër gjigante (Foto)

Ja pse Milan është një skuadër  gjigante (Foto)17 është numri futbollistëve të rossonerëve që do të shkojnë për detyrë në ndeshjet ndërkombëtare në mbarë globin në tre kontinente të ndryshme, ku pothuajse të gjithë të luajnë në ndeshjet kualifikuese të Kupës Botërore 2018, transmeton ORAinfo.

Në disa raste, futbollistët e skuadrës kuqezi do të bëhen kundërshtarë për një natë, duke filluar nga përplasja mes Suso kundër Bonucci në Bernabeu për të vazhduar me nënshkrimet e reja të AC Milan, Calhanoglu dhe Kaliniç përballë njëri-tjetrit në Turqi kundër Kroacisë.

Ndërsa Rodriguez dhe André Silva do të duhet të presin deri në tetor të vitit të ardhshëm për të përballuar ekipet kombëtare të njëri-tjetrit në Portugali kundër Zvicrës me vendin e parë të Grupit B .

AC Milan po i rikthen ekipet kombëtare me lojtarë cilësor, pak më shumë se një vit më parë, në verën e vitit 2016, vetëm dy (ish) lojtarë të kuqezi- nga një numër i përgjithshëm prej 552 – ishin duke mbrojtur ngjyrat e vendeve të tyre, Juraj Kucka Dhe Mattia De Sciglio.

Derisa këtë sezon numrat  flasin ndryshe dhe tregojnë se sa të rëndësishme janë investimet e bëra nga klubi milanez./ORAinfo/

Ja pse Milan është një skuadër  gjigante (Foto)

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ja pse Milan është një skuadër gjigante (Foto) Ja pse Milan është një skuadër gjigante (Foto)Rating: 4.8