Home / SPORT / Kampi nacional në Therandë

Kampi nacional në Therandë

Kampi nacional në Therandë

abc24.al/sport

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta ndërkombëtare, të cilat Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka në plan-programin e saj, ajo ka paraparë që gjatë kësaj vere të organizojë edhe Kampin Nacional për grupmoshat U13 dhe U14 në të dyja konkurrencat.

Kampi Nacional do të organizohet në Therandë, prej 2 deri më 15 korrik, ku fëmijët/trajnerët dhe udhëheqësit e Kampit do të vendosen në hotel “Rozafa”, ndërsa stërvitjet do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori” dhe në palestrën e sportit të gjimnazit “Jeta e Re”, si dhe në fushat e sportit në oborrin e këtij gjimnazi.

Kampi në konkurrencën e meshkujve do të mbahet prej 2 deri më 8 korrik, ndërsa do të marrin pjesë 48 djem, 8 trajnerë, si dhe udhëheqës të Kampit, derisa në konkurrencën e femrave do të organizohet prej 9 deri më 15 korrik dhe do të marrin pjesë 32 vajza, 6 trajnerë/e, si dhe udhëheqës të Kampit. Në total numri i pjesëmarrëseve në të dyja kampet pritet të arrij në 120 sosh.

Kampi do të organizohet nga FBK në mbështetje të programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) të FIBA Evropës, dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Sportit të Komunës së Suharekës dhe KB Golden Eagle Ylli.

Drejtor i Kampit Nacional është emëruar Dritëro Sefaja, ndërsa Kampin do të zhvillohet nën mbikqyrje të Anton Krump, Kryetarit të Këshillit Profesional të FBK-së.

The post Kampi nacional në Therandë appeared first on ABC24.AL.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com June 13, 2018 10:29 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=224985
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Kampi nacional në Therandë Kampi nacional në TherandëRating: 4.8