Home / SPORT / Lëndimi i Milot Rashicës, trajneri flet për gjendjen e tij

Lëndimi i Milot Rashicës, trajneri flet për gjendjen e tij

Lëndimi i Milot Rashicës, trajneri flet për gjendjen e tij

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka marrë lajme të mira nga trajneri i tij.

Milot Rashica po ndien dhimbje në shpinë, por trajneri Florian Kohfeldt beson në rikthimin e shpejtë të futbollistit kosovar.

Milot Rashica është njeriu më i përfolur i kësaj jave në futbollin gjerman, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar po kalon formë të jashtëzakonshme në vitin 2019, kur i ka realizuar 4 gola.

Vushtrriasi realizoi dy gola në fitoren 4:0 ndaj Augsburgut fundjavën që shkoi, por u detyrua të largohej në minutën e 36-të për shkak të dhimbjeve që ndiente në shpinë.

Por, edhe pse është vënë në pikëpyetje paraqitja e tij të shtunën ndaj Hertha Berlinit, trajneri Florian Kohfeldt është optimist se përfaqësuesi kosovar do të jetë gati me kohë për duelin e rëndësishëm.

“Ne kemi bërë kërkim të detajuara dhe e kemi nxjerrë përfundimin se nuk ka diçka dramatike”, ka thënë trajneri i Ëerderit pas stërvitjes së sotme, ku Rashica ushtroi me ekipin.

“Ne tentuam sot që ta toleronim përdorimin e ushtrimeve të plota për Milotin. Në kushte normale, nuk do të duhej të kishte ndonjë problem për fundjavë”, ka shtuar trajneri Kohfeldt.

Paraprakisht, drejtori sportiv i Ëerder Bremenit, Frank Baumann kishte thënë se për Rashicën gjithçka do të vendoset të enjten ose të premten.

Ndërkohë, ai kishte thënë se Ëerderi nuk do të rrezikojë me futbollistin vushtrrias.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 5:30 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=424255
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Lëndimi i Milot Rashicës, trajneri flet për gjendjen e tij Lëndimi i Milot Rashicës, trajneri flet për gjendjen e tijRating: 4.8