Home / SPORT / Lojtarët e Chelsea e kanë të vështirë të luajn sipas taktikave të Sarrit

Lojtarët e Chelsea e kanë të vështirë të luajn sipas taktikave të Sarrit

Lojtarët e Chelsea e kanë të vështirë të luajn sipas taktikave të Sarrit

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Chelsea nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri është duk përjetuar formën më të dobët.

Kritikat ndaj trajnerit italian janë ashpërsuar pas humbjes turpëruese nga Manchester City me rezultat 6:0.

Mesfushori i Chelseat, Pedro, e ka pranuar se ai dhe pjesa tjetër e skuadrës së tij e kanë të vështirë ta praktikojnë stilin e lojës që e kërkon trajneri Maurizio Sarri. Por, spanjolli ka bërë të ditur se lojtarët e mbështesin plotësisht trajnerin.

Disfata me rezultat 6:0 në ndeshjen kundër Manchester Cityt ka bërë që shumë njerëz ta vënë në dyshim të ardhmen e Sarri në pozitën e trajnerit të klubit londinez, transmeton Gazeta Express.

Përkundër që sezonin e kishte filluar në mënyrë mjaft të mirë, duke shkuar 12 ndeshje pa disfatë, skuadra e Sarrit tani renditet në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës, pasi i kanë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit.

Sarri ka qenë mjaft i hapur publikisht për kritikat e tij ndaj skuadrës së Chelsea, duke pretenduar se është shumë e vështirë t’i motivosh ata. Dje u raportua se lojtarët e skuadrës së tij tani kanë filluar t’i vënë në dyshim taktikat e italianit.

“I gjithë ekipi i ndjek idetë e Maurizios: të bëjmë presion në sulm, të qëndrojmë afër njëri-tjetrit dhe të krijojmë raste. Me posedim të mirë të topit, ai kërkon që ta mbajmë topin shumë. Ne mund ta bëjmë këtë si ekip”, ka thënë Pedro.

“Por, nganjëherë është e vështirë të luash në këtë mënyrë. Varet nga kundërshtari. Manchester City luajti shumë mirë, kështu që ne e patëm të vështirë të bëjmë presion, të krijojmë raste dhe të mbrohemi mirë”.

“Por, kjo është ideja e Maurizios dhe unë preferoj të bëj presion në sulm, në mënyrë që të krijojmë më shumë raste për të shënuar e të mos presim 90 minuta për ta marrë topin, të vrapojmë 60 metra për ta shënuar një gol”, tha ai.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 14, 2019 10:01 am ne link https://kosovatoday.com/?p=424588
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Lojtarët e Chelsea e kanë të vështirë të luajn sipas taktikave të Sarrit Lojtarët e Chelsea e kanë të vështirë të luajn sipas taktikave të SarritRating: 4.8