Home / SPORT / Zhduket Dembele, ja çka ka bërë Barcelona!

Zhduket Dembele, ja çka ka bërë Barcelona!

Zhduket Dembele, ja çka ka bërë Barcelona!

Erdhi me shumë bujë në Barcelonë, por tani të gjithë po mendojnë se ai i ka javët e numruara në ‘Camp Nou’.

Ousmane Dembele vazhdon t’i shkaktojë kokëçarje Barcelonës dhe tani radioja katalonase, RAC1 zbulon se anësori francez nuk mori pjesë në seancën stërvitore të mërkurën sepse kishte probleme me stomak. Por, francezit iu desh një orë e gjysmë ta informojë klubin se nuk do të merrte pjesë në stërvitje.

Barça kishte tentuar ta kontaktojë atë pasi ishte vonuar në seancë, por pas sukses. 90 minuta më vonë, Dembele i telefonon klubit dhe shpjegon se po vuante nga dhimbjet në stomak dhe si rrjedhojë ishte lejuar të qëndrojë në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

Të premten, 21-vjeçari bëri punë ‘specifike’, sipas klubit. Ende nuk dihet nëse ai po e bën këtë për shkak të sëmundjes, apo ishe cikërrimë apo mbase për tjetër arsyeje.

Por, shqetësimi brenda klubit në lidhje me lojtarin është evident. Incidenti i së enjtes nuk është i izoluar. Sepse është bërë ndodhi relativisht e shpeshtë për Dembelen të mbërrijë me vonesë në stërvitje.

Kjo është bërë shumë e zakonshme që prej ardhjes së tij në klub në verën e vitit 2017.

Deri tani, klubi i ka mbuluar gabimet e lojtarit në disiplinë, ama tash drejtuesit kanë nisur të ngopen me sjelljet e tij të pahijshme.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 3:10 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=365901
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Zhduket Dembele, ja çka ka bërë Barcelona! Zhduket Dembele, ja çka ka bërë Barcelona!Rating: 4.8