Stavileci i PDK-së: Qeveria Kurti e ka sjell vendin në një situatë të pashpresë

Bluza ushtarake e Zelenskyt del në ankand, ky është çmimi

Blerand Stavileci i PDK-së: Qeveria Kurti e ka sjell vendin në një situatë të pashpresë.

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) thotë se Qeveria Kurti duke mos i përfillur rekomandimet e opozitës, e ka sjell vendin në një situatë të pashpresë.

“Qeveria nuk i ka përfillur ato prandaj, jemi në një situatë fatkeqësisht të pashpresë për qytetarët e vendit tonë, por ne do t’i mbetemi besnik rrugës tonë që kemi nisur që nga fillimi për t’i siguruar qytetarët që jo vetëm se do ta korrigjojmë në vazhdimësi Qeverinë në veprime te saj të gabueshme dhe të dëmshme për qytetarët e vendit, por edhe do të ofrojmë alternativa dhe do t’i sigurojmë që përveç kësaj do të këtë edhe transparencë dhe llogaridhënie ashtu siç ndodhi në momentin të themelimit të komisionit hetimor parlamentar për energjinë”, ka deklaruar ai për EO.

“Një gjë të tillë u’a sigurojmë për gjithçka në çdo kohë, gjatë gjithë udhëtimit tonë si forcë opozitare dhe këtu ne nuk do të zmbrapsemi, madje ne do ta kemi edhe kabinetin e qeverisjes së mirë i cili do të ofrojë alternativa për të gjitha fushat me njerëz të dijës dhe të kompetencës për të treguar që vendi ynë ka nevojë sot për një opozitarizëm të mirëfilltë dhe nesër për politika të mirëfillta qeverisëse më të cilat agjendat zhvillimore do të qohen përpara dhe jo të mbesim në vështirësitë apo sfidat që na i shkakton një krizë, apo në mënyrë të njëpasnjëshme krizat e caktuara dhe mos ta kemi asnjë masë meritore për qytetarët dhe ekonomitë familjare të vendit tonë”, ka theksuar Stavileci i PDK-së.