Stefanoviq: Serbia nuk hyn me ushtri aty ku s’duhet

SBAShK-u kërkon që të lirohen e të paguhen  400 mësimdhënës me sëmundje të rënda

Ministri serb i Mbrojtjes: Serbia nuk hyn me ushtri aty ku s’duhet.

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Nebojsha Stefanoviq, ka pranuar se ushtrua serbe ka ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të situatës në veri të Kosovës, por ka shtuar se kjo vlen për territorin deri në vijën kufitare me Kosovën.

Siç ka shpjeguar ai, gatishmëria vlen për zonën e sigurisë “përgjatë vijës administrative me Kosovën, por se nuk hyjmë askund ku nuk duhet të hyhet”.

Për TV Pink ai ka thënë se gatishmëria dhe shtimi i prezencës në kufi me Kosovën është “kryesisht mekanizëm parandalues”.

“Kemi të drejtë të pozicionohemi në territorin tonë, askush s’na tregon çfarë të bëjmë, është vendim sovran. Nuk po shkelim asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ushtria s’ka hyrë askund ku nuk duhet të hyjë”, ka thënë Stefanoviq.

Ai ka shtuar se ngritja e gatishmërisë së ushtrisë serbe ka treguar se “Serbia s’lejon incidente”.

Sot është dita e nëntë qëkur rrugët që çojnë në pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë janë bllokuar nga serbët si shenjë proteste ndaj zbatimit të reciprocitetit për targa nga ana e autoriteteve të Kosovës, për veturat me tabela të Serbisë. Përballë protestuesve po qëndrojnë njësitet speciale të Policisë së Kosovës, ndërkaq KFOR-i njoftoi të hënën se ka shtuar patrullimet në këtë zonë.

Serbia ka kërcënuar disa herë përmes krerëve të vet, ndërsa nga ndërkombëtarët vazhdimisht është bërë thirrje për shtensionim.