Strategjia ndryshe e Indonezisë anti-Covid: Pse po vaksinon të rinjtë të parët?

Indonezia është mes vendeve që ka përgatitur një plan vaksinimi anti-Covid në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit dhe që të vijojë me aktivitetet ekonomike. Por vendi po ndërmerr një qasje krejt të ndryshme nga të tjerët. Në vend të vaksinimit të personave të moshuar, si kategori e dytë pas mjekëve, do të jenë në fakt të rinjtë që punojnë nga mosha 18 vjeç deri në moshën 59.

Presidenti Joko Widodo, 59 vjeç, ishte personi i parë në vend që bëri vaksinën ditën e djeshme. Nënpresidenti Ma’ruf Amin, 77 vjeç, nuk do e bëjë tani pasi është i moshuar. Profesor Amin Soebandrio, i cili e ka këshilluar qeverinë për strategjinë “së pari rinia”, argumenton se ka kuptim të vendoset përparësi imunizimi tek njerëzit që punojnë – ata “që dalin jashtë shtëpisë dhe në të gjithë vendin dhe pastaj natën kthehen në shtëpi te familjet e tyre”.

“Ne po synojmë ata që ka të ngjarë të përhapin virusin,” tha ai në intervistën për BBC. Eksperti argumenton se kjo qasje do t’i japë vendit shansin më të mirë për të arritur imunitetin e masës, që ndodh kur një pjesë e madhe e një komuniteti bëhet imun përmes vaksinimeve ose përhapjes masive të një sëmundjeje. Mendohet që 60-70% e popullsisë globale duhet të jetë imune për të ndaluar përhapjen e koronavirusit lehtësisht. Sidoqoftë, këto shifra do të rriten ndjeshëm nëse variantet e reja, më të transmetueshme, përhapen gjerësisht.

Indonezia me popullsinë e prej 270 milionë banorësh, ka numrin më të lartë kumulativ të rasteve Covid-19 në Azinë Juglindore. Sipas të dhënave të qeverisë 80% e rasteve janë në mesin e popullatës që punon.

Ndërsa shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur për gati një vit, qeveria i ka rezistuar vendosjes së bllokimeve të rrepta, nga frika e ndikimit në ekonominë e vendit. Por më shumë se gjysma e popullsisë punon në sektorin informal, kështu që për shumë njerëz që punojnë nga shtëpia nuk është një mundësi vaksinimi.

Ministri i ri i shëndetit Budi Gunadi Sadikin mbrojti strategjinë dhe këmbëngul se nuk ka të bëjë vetëm me ekonominë por me “mbrojtjen e njerëzve dhe shënjestrimin fillimisht ndaj atyre që ka gjasa ta marrin virusin dhe ta përhapin atë tek familjet dhe më pas në komunitet”.

‘Ne nuk e dimë nëse do të funksionojë kjo por duhet të vlerësohet,” thotë Peter Collignon, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Kombëtar Australian./TIP

The post Strategjia ndryshe e Indonezisë anti-Covid: Pse po vaksinon të rinjtë të parët? appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !