Studimi, mbi 3 miliardë njerëz do të jetojnë në nxehtësi ekstreme

3 mijë vdekje në ditë në SHBA? Donald Trump sqaron raportin qeveritar që alarmoi amerikanët

3 mijë vdekje në ditë në SHBA? Donald Trump sqaron raportin qeveritar që alarmoi amerikanët

Mbi 3 miliardë njerëz do të jetojnë në hapësira me temperatura “gati të papërballueshme” deri në 2070, thuhet në një studim të ri te realizuar se fundi. Nëse niveli I gazeve serrë nuk bie, një numër i madh i njerëzve do të përballen me temperatura që mesatarisht do të jenë më të nxehta se 29 gradë Celsius.

Hulumtuesit përdorën të dhëna nga projeksionet e OKB-së për popullsinë dhe një skenar të rritjes së temperaturave me 3 gradë Celsius, bazuar në rritjen e pritshme të tyre globale. Në raportin e Kombeve të Bashkuara thuhet se edhë shtetet e zbatojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën, bota sërish do të bëhet më e nxehtë.

Zonat më të prekura pritet të jenë Australia, India, Afrika, Amerika Jugore dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.

Sipas shkencetareve, popullatat janë të përqëndruara në fasha klimatike dhe njerëzit janë vendosur më shumë në rajone ku temperature mesatare është 11 deri në 15 gradë Celsius, duke iu larguar zonave ku ajo shkon mesatarisht në 20-25 gradë.

Studimi është realizuar prej hulumtuesve nga Europa, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !