Studimi: Varianti indian i Covid nuk shkakton humbjen e shijes dhe aromës


Një studim i fundit britanik zbulon se varianti indian i Covid ka si simptomë dalluese në krahasim me variantet e tjera sekrecionet nga hundët.

Dhimbje koke e fortë, dhimbje fyti dhe rrjedhje hundësh janë tani simptomat më të raportuara nga qytetarët e prekur në Britani, ku varianti indian përbën mbi 90 për qind të rasteve të reja prej disa ditësh.

Prof. Tim Spector, i cili drejton studimin e Zoe Covid Symptom, thotë se infektimi me variantin indian mund të ngatërrohe “më shumë si një ftohje” te të rinjtë. Por, megjithëse mund të mos ndihen shumë të sëmurë, ata mund të jenë ngjitës dhe të vendosin të tjerët në rrezik.

Prof. Spector thotë se humbja e shijes dhe e aromës tani është më pak e zakonshme, bazuar në të dhënat që ekipi i Zoe ka marrë nga mijëra njerëz që kanë regjistruar simptomat e tyre në një aplikacion.

“Që nga fillimi i majit, ne kemi qenë duke parë simptomat kryesore në përdoruesit e aplikacioneve – dhe ato nuk janë të njëjtat me ato që ishin në fillim. Ndryshimi duket i lidhur me rritjen e variantit Delta, identifikuar së pari në Indi dhe tani përbën 90% të rasteve Covid në Mbretërinë e Bashkuar. Ethet mbeten mjaft të zakonshme por humbja e nuhatjes nuk shfaqet më në 10 simptomat kryesore”, thotë Prof Spector.

“Ky variant duket se po funksionon pak më ndryshe”, thotë ai. “Njerëzit mund të mendojnë se sapo kanë marrë një të ftohtë sezonal dhe ata ende shkojnë nëpër festa dhe ta shpërndajnë atë te njerëzit e tjerë.

The post Studimi: Varianti indian i Covid nuk shkakton humbjen e shijes dhe aromës appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...