Suedezi i shet veturën e vjedhur kosovarit

Raportohet se në fshatin Bibaj të Ferizajt një shtetas i Suedisë i ka shitur veturën e vjedhur një kosovari, e që ky i fundit e ka lajmëruar në polici, përcjell albinfo.ch.

Policia vërteton se vetura është duke u kërkuar në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e Suedisë, si e vjedhur. I dyshuari është në kërkim.

“Fsh. Bibaj, Ferizaj 09.01.2022 ─ 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar në polici se ka blerë veturën me targa te Suedisë nga i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë. Pas verifikimit të automjetit, është vërtetuar se vetura kërkohet në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e Suedisë si veturë e vjedhur. Vetura është konfiskuar dhe i dyshuari është në kërkim”, thuhet në raportin e PK-së.

The post Suedezi i shet veturën e vjedhur kosovarit appeared first on Albinfo.

Lajme me shume...