Sulm i përgjakshëm/ Vriten mbi 80 persona, mes të cilëve edhe fëmijë vetëm 2 vjeç

Një sulm i tmerrshëm ka goditur Etiopinë Perëndimore, ku janë vrarë më shumë se 80 persona, mes të cilëve fëmijë edhe 2 vjeç.

Këshillitari i lartë për Komisionin Etiopian të të Drejtave të Njeriut, Aaron Maasho, ka deklaruar për mediat se masakra ndodhi të martën mes orës 5 dhe 7 të mëngjesit në rajonin e Benishangul-Gumuz.

“Ne morëm informacion se mbi 80 njerëz vdiqën, moshat e të cilëve variojnë nga 2 deri në 45 vjeç”, ka deklaruar ai.

Sulmi ndodhi në zonën e quajtur Daletti, në zonën Metekel të Benishangul-Gumuz, e cila është rrënuar nga dhuna që është shënuar në muajt e fundit dhe ka lënë qindra viktima. Një sulm paraardhës ndodhi më 23 dhjetor, ku u vranë rreth 207 persona.

The post Sulm i përgjakshëm/ Vriten mbi 80 persona, mes të cilëve edhe fëmijë vetëm 2 vjeç appeared first on Zonë E Lirë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !