Sulmet izraelite në kampin e refugjatëve në Gaza, të paktën 10 të vdekur. Mes tyre 8 fëmijë


13 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës të shtunën duke e çuar në 139 totalin e jetëve të humbura.

Dhjetë nga viktimat e raportuara ditën e sotme, mes tyre 8 fëmijë, ishin anëtarë të një familjeje, shtëpia e të cilës ndodhej në një kamp refugjatësh që u godit nga një sulm ajror izraelit, njofton BBC.

Një burrë në të 50-at e tij vdiq gjatë një sulmi me raketa në periferi të Tel Aviv të Ramat Gan. Ai është personi i nëntë që u vra në Izrael që kur filluan luftimet.

Zyrtarët izraelitë raportuan se gjatë natës u lëshuan nga Gaza duke goditur shtëpi në qytetet jugore të Ashdod, Beersheba dhe Sderot.

Një i dërguar i SHBA ka mbërritur në Tel Aviv për bisedime për të qetësuar situatën mes dy palëve. Hady Amr do të marrë pjesë në ndërmjetësime me zyrtarë izraelitë e palestinezë për të sjellë një qetësi të qëndrueshme dhe për t’i dhënë fund sulmeve.

The post Sulmet izraelite në kampin e refugjatëve në Gaza, të paktën 10 të vdekur. Mes tyre 8 fëmijë appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...