Nënshkrimi i parë i AC Milan gjatë verës duket se do të jetë Divock Origi pasi sulmuesi është afër largimit nga Liverpool si një transferim i lirë.
Sipas The Athletic, Origi do t’i ‘përshëndesë’ Liverpool-it në muajt e ardhshëm dhe ndeshja e fundit e belgut për klubin mund të jetë finalja e Champions League kundër Real Madrid, duke qenë se marrëveshja e tij skadon në qershor, përcjell ORAinfo.
27-vjeçari kishte një klauzolë në kontratën e tij aktuale, e cila diktonte se një numër i caktuar paraqitjesh do të kishin shkaktuar një zgjatje njëvjeçare të marrëveshjes që ai nënshkroi në vitin 2019, por ai nuk e ka arritur atë prag.
Raporti shton se përfaqësuesit e lojtarit kanë qenë në bisedime të avancuara’ me Milanin për një kalim në Itali, kështu që duket se Origi do të zyrtarizohet të Milan në muajt e ardhshëm dhe sulmi i kuqezinjve do të marrë një injeksion të rinisë. /ORAinfo/