Sunny Hill do të mbahet në Prishtinë

Festivali Sunny Hill do të mbahet në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Qeveria e Kosovës, Komuna dhe Sunny Hill “bashkuan forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet që fillimisht për shkak të disa mosmarrëveshjve u tha se do të mbahet në Tiranë, ndërsa sot u konfirmua se do të mbahet në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës në një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar për mbajtjen e këtij festivali në Prishtinë.

Postimi i plotë:

“Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë. Institucionet qendrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë, do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm. Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm”.

Po ashtu, Rama shkroi në Facebook të hënën se Qeveria e Kosovës, Komuna dhe Sunny Hill “bashkuan forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë”.

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë. Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm. Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme”, shkroi Rama

The post Sunny Hill do të mbahet në Prishtinë appeared first on Albinfo.