Home / Tag Archives: abetares

Tag Archives: abetares

Fjalët e dhimbshme të Abetarës, vajzës së Adem Demaçit në varrimin e tij

Abetare Demaçi: Babai im tha, po ta njihnin shqiptarët mirë veten, do luftohej e keqjaAbetare Demaçi, vajza e Adem Demaçit, mori fjalën para të pranishmëve ku po mbahet ceremonia mortore.“Para se të vdiste më thoshte se më e rëndësishmja është ta njohësh veten. Ishte njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin. Po ta njihnin shqiptarët mirë veten do përpiqeshin ta përmirësonin veten, dhe në mënyrë kritike të luftohej e keqja, më thoshte ai.Kështu si jemi, nuk e njohim as veten, nuk e dimë rëndësinë e bashkimit dhe do na përsëritet historia”, ka thënë Abetare Demaçi, duke i kujtuar mesazhet që i kishte lënë babai i saj. “Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të”, përfundoi ajo.Ndërsa, djali i Demaçit, Shqiptar Demaçi, falënderoi të gjithë ata që janë sot të pranishëm për të nderuar babanë e tyre Adem Demaçin.

Read More »