Home / Tag Archives: aeroplani

Tag Archives: aeroplani

E frikshme, momenti kur aeroplani hyn në mes të stuhisë

Ky është momenti i pabesueshëm kur pilotët e një avioni fluturuan drejt e në qendër të stuhisë ‘Matthew’. Kapiteni Tim Gallagher, që ka shumë përvojë në fluturimet në mot të rrezikshëm si pilot, ia doli që ta kalonte stuhinë në Florida me aeroplan.Aeroplani mund të shihet duke u dridhur dhunshëm në video, filmuar nga dikush në kabinë – por që pilotët qëndrojnë të qetë pavarësisht dridhjeve të mëdha, transmeton Gazeta Express.Përderisa lëvizë drejt stuhisë, shiu i madh valëvitet në dritare duke ulur në masë të madhe dukshmërinë përpara.Videoja u publikua në Facebook dhe mori më shumë se dy milionë shikime.Shikojeni:

Read More »

E frikshme, aeroplani ndahet në dysh

Dy persona kanë humbur jetën, kur aeroplani u përplas në pistën e Aeroportit “Greenville”, në Karolinën e Jugut.Aeroplani është ndarë në dy pjesë pas aterrimit në pistë, ndërsa në aeroplan ishin katër persona, dy persona nga ekuipazhi dhe dy pasagjerë.Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e viktimave dhe të lënduarve nga aeroplani.

Read More »

Rrëzohet aeroplani, humbin jetën 27 persona

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë lënduar në provincën Isfahan të Iranit.Kjo si pasojë e një rrëzimi të autobusit.Autobusi që shkonte nga Teherani në Kerman, sipas televizionit shtetëror iranian, u rrëzua pasi u përplas me një kamion i cili po bartte karburant.Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Kashan për të marrë tretman mjekësor.

Read More »

Aeroplani shpërthen në flakë, kjo është gjendja e pasagjerëve

Një mbikëqyrës në aeroportin e Soçit në Rusi ka ndërruar jetë gjatë një përgjigje emergjente pasi një aeroplan bëri ulje të rrezikshme duke arritur në skajin e pistës, në një shtrat lumenjsh dhe më pas shpërtheu në flakë.Ministria ruse e Shëndetësisë tha se 18 vetë u plagosën në këtë aksident, i cili ndodhi rreth orës 3 me orën lokale.Sipas autoriteteve Boeing 737 i kompanisë Utair dhe i nisur nga Moska, që kishte në bord 164 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit bëri një ulje që mund të kishte përfunduar me pasoja katastrofike.Pasagjerët kanë treguar për RT se ata i mbijetuan mrekullisht rënies, teksa të dy krahët e avionit shpërthyen në flakë.Incidenti ndodhi mesnatën e së shtunës dhe shkak mendohet të jenë bërë stuhia e shiut dhe era e fortë. Përpjekja e parë për t’u ulur në tokë kishte dështuar për shkak të kushteve të rënda të motit, kështu që aeroplani bëri një xhiro të dytë rreth aeroportit dhe tentoi sërish uljen në në pistë, por pa suksesin e pritur.

Read More »

​Rrëzohet aeroplani, humbin jetën babë e bir

Dy shtetas austriakë kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në Alpet franceze.Aeroplani u rrëzua pavarësisht nga kushtet e “shkëlqyeshme” të motit, tha policia.Një zyrtar i cili donte të mbetet anonim, pasi hetimi është në vazhdim, i tha AP se avioni u rrëzua në një lartësi prej 2,400 metra në zonën e Alpeve të Epërme në Francën juglindore.“Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk janë të njohura”, tha ai duke shtuar se piloti 57-vjeçar dhe djali 13-vjeçar, i cili duhet të jetë djali i tij, humbën jetën.

Read More »

Rrëzohet aeroplani, humbin jetën disa persona

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Zvicër dhe si pasojë kanë humbur jetën disa udhëtarë që ishin duke udhëtuar me të.Aeroplani u rrëzua në një zonë të paqasshme, mes pyjeve në malin Rengg, në kantonin e Nidvaldenit dhe shpërtheu në flakë, shkruan Tch.Policia deklaroi se para se të mbërrinte në vendngjarje, duhej të fikte zjarrin me helikopterë dhe të pastronte një rrugë nga pyjet, për të bërë të mundur mbërritjen në vendngjarje.Në orët në vijim pritet të bëhet identifikimi i saktë i personave që humbën jetën dhe të fillojë hetimi për shkaqet e aksidentit.

Read More »

Lajmi i fundit: Rrëzohet aeroplani, shumë persona të lënduar

Një aeroplan me 103 persona është rrëzuar të martën mbrëma në Mexico City.Ende nuk është raportuar për të vdekur por, sipas zyrtarëve meksikanë, 85 prej udhëtarëve janë lënduar, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan ABC News.Alejandro Cardoza, zëdhënës i Agjencisë për Mbrojtjen e Qytetarëve, tha se të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitale lokale.“Aeromexivo Fligt 2431” u rrëzua pak kohë pasi u nis nga aeroporti ndërkombëtar “General Guadalupe Victoria” në Durango të Meksikës.Aeroplani kishte katër anëtarë të bordit dhe 99 udhëtarë prej të cilëve 88 ishin të rritur, nëntë ishin fëmijë dhe dy ishin foshnje.

Read More »