Home / Tag Archives: aeroporti

Tag Archives: aeroporti

Pas grabitjes së 10 milionë eurove, Aeroporti i Rinasit po ruhet nga forca të shumta të policisë ushtarake

Prej mbrëmjes të së mërkurës forcat e ushtrisë janë dislokuar përgjatë perimetrit të sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”. Ministrja e Mbrojtjes bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku do të shkojnë sot paradite për të inspektuar zonën. Dje ministrja e Mbrojtjes bëri …

Read More »

Greva sot do t’i bllokoj 8 orë fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

Vazhdon greva e kontrollorëve ajrorë, sot bllokohen 8 orë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Kontrollorët e trafikut ajror po vazhdojnë edhe sot grevën. Kjo po ndodh pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e saj. Nga sindikata është njoftuar se greva do të jetë tetorëshe, duke filluar që nga ora 08:00 e mëngjesit. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është bërë thirrje që të pezullohet greva e kontrollorëve ajrorë. Kjo në bazë të kërkesës që të realizohet të paktën minimumi i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni.

Read More »

Aeroporti i Prishtinës njofton për mbajtjen e fluturimeve

Aeroporti i Prishtinës ka lajmëruar se përkundër reshjeve të bores që kanë ndodhur ditëve të fundit, të gjitha fluturimet janë realizuar me rregull. “Përkundër kushteve atmosferike me borë të dendur e me temperatura të ulëta deri me tani në ANP Adem Jashari janë realizuar 17 fluturime në shkuarje e 13 fluturime në arritje”, thuhet në njoftim. “Përderisa, nuk janë realizuar 3 vajtje/ardhje, fluturimi i Austrian Airlines nga Vjena ishte nisur për në Prishtinë por është rikthyer në Vjenë pa realizuar aterim në Prishtinë e dy fluturimet e kompanisë gjermane Germania njëri ka ateruar në Shkup e tjetri është transferuar për tu realizuar nesër”, thuhet më tej. Deri në mesnatë pritet të realizohen edhe katër fluturime në ardhje e në dy shkuarje

Read More »