Home / Tag Archives: ancelotti

Tag Archives: ancelotti

Ancelotti flet para ndeshjes me PSG-në: Ja çfarë do të bëjmë për të fituar

Trajneri i Napoli, Carlo Ancelotti, pranon se nuk e di formacion që Paris Saint-Germain do të përdorë nesër në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve.Napoli dominoi gjysmën e parë të ndeshjes në Paris, por ndërrimi i Thomas Tuchel në 3-4-3 shkaktoi më shumë probleme.Ancelotti iu kujtoi gazetërve se PSG-ja përdori dy strategji të ndryshme në ndeshjen e parë kur u përballën mes vete“Tani me të vërtetë nuk e di se cilat taktika do ti përdor PSG-ja por gjithsesi mbeten një ekip shumë i vështirë për tu marrë me ta dhe se për momentin janë krejtësisht të pa përshkueshëm”, u shpreh Ancelotti, përcjell ORAinfo.Ai ka thënë se ka respekt për skuadrat e forta, dhe se do të mundohen të luajnë lojë më të mirë në pjesën e parë.Kujtojmë se ndeshja mes Parisit dhe Napolit u nda me një barazim për te dyja ekipet me rezultat 2-2. /ORAinfo/

Read More »

Ancelotti befason me deklaratën, zbulon cili ekip do ta fitojë Champions-in

Trajneri i Napolit ka treguar se cilit ekip i frikësohet më së shumti.Carlo Ancelotti beson se Paris Saint-Germain mund të fitojë Champions League këtë sezon, por Napoli mund t’i mbyll shpejt ambiciet e tyre.Napoli do të pres në shtëpi PSG-në këtë të martë e ndërsa aktualisht ndodhet në vend të dytë të grupit, PSG-ja shihet si më favorite.“Është një ndeshje e rëndësishme dhe deçisive për të dy ekipet,”-ka thënë Ancelotti për Telefoot.“Në jemi në një grup shumë të vështirë me PSG-në dhe Liverpool-in. Rezultati mund të jetë vendimtar për të ardhmen tonë në këtë kompeticion, por e njëjta gjë vlen edhe për Paris-in.Na duhet një performancë e jashtëzakonshme nëse duam të fitojmë, sepse nuk kemi në skuadër disa lojtar të jashtëzakonshëm sicc kanë ata.”“Ju mungon eksperienca në momente të rëndësishme në Champions League, por ekipi është më i fortë këtë sezon dhe lojtarët kanë më tepër vetëbesim. Ata e dinë që mund të fitojnë Champions League këtë sezon.”

Read More »

Ekipi i tij fitoi 5:1 kundër Empolit, por Ancelotti befason të gjithë me këtë deklaratë

Napoli e ka mposhtur mbrëmë me rezultat të thellë 5:1 Empolin në kuadër të Serie A.Por as ky rezultat nuk e ka kënaqur trajnerin e Napolit Carlo Ancelotti.“Isha më i nervozuar se i kënaqur, sepse rezultati thotë se kishim një ndeshje të madhe, mirëpo paraqitja tregon se Empoli luajti më mirë se ne”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes.“Ata kishin më shumë kontroll, ishte një ndeshje e vështirë”.“Ne ishim të vdekur në sulm dhe ata luajtën më mirë se ne”.“Jam i nervozuar edhe me Mertensin. Atij i kam thënë që të luajë më shumë në qendër të sulmit sepse mund të shënojë më shumë gola, ai tha që edhe asistimet janë të rëndësishme, mirëpo sot ai dha një hat-trick dhe asistoi po ashtu”.Skuadra e tij të martën do të ndeshet me Paris Saint-Germainin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Read More »

Ancelotti ka një lajm të keq për Juventusin

Juventus është duke i pri listës në Seri A.Por trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka deklaruar se ekipi i tij nuk ka frikë ta rivalizojë për titull të Serie A kampionin aktual, Juventusin.Skuadra e tij nesër pret Empolin në San Paolo, ndërsa të martën është radha e PSG-së në Ligën e Kampionëve.Carlo Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp, duke u ndalur te të dyja sfidat, si dhe për aspiratat që ka ekipi në Serie A këtë stinor.“Ka disa skuadra që synojnë të rivalizojnë Juventusin. Inter ka bërë një seri pozitive rezultatesh dhe është afruar, ashtu si dhe ne”, ka thënë Ancelotti. “Kjo gjë rrit konkurrencën e kampionatit. Frikë për të qenë anti-Juventus? Nuk bëhet fjalë për frikë, por për përgjegjësi dhe duam të bëjmë maksimumin për të mposhtur një skuadër shumë të fortë. Nëse ia arrijmë të bëjmë më mirë se ata, do të fitojmë kampionatin”.“Një farë bilanci do e bëjmë pas përfundimit të fazës së parë. Kemi pasur një kalendar të komplikuar deri më tani, por nuk është e thë..

Read More »

Ancelotti vjen me një deklaratë befasuese për thirrjen nga Napoli

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka folur rreth thirrjes nga Napoli.Ai e ka pranuar se nuk priste ndonjë thirrje nga Napoli, mirëpo është bindur menjëherë nga projekti i klubit.Ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit e zëvendësoi Maurizio Sarrin gjatë verës, i cili shkoi te Chelsea.“Nuk prisja ndonjë thirrje nga De Laurentiis”, ka thënë Ancelotti.“Prisja çdo tjetër përveç ardhjes sime këtu. Pastaj u binda se kjo është zgjidhja e duhur për mua, nga projekti deri te lojtarët”.Në 12 ndeshjet e këtij stinori, Ancelotti me djelmoshat e tij i kanë realizuar tetë fitore, dy barazime dhe kanë pësuar dy herë humbje.

Read More »

Ancelotti i ‘hakmerret’ Bayernit, po ia merr yllin e madh në Napoli

Ylli i Bayern Munchen është në radarin e trajnerit të Napolit Carlo Ancelotti.Ai po mendon ta transferojë atë në Itali dhe pret që t’i shfrytëzojë lidhjet e tij, pasi ai ka qenë trajner i Bayernit.James është në sezonin e dytë të një huazimi dyvjeçar me mundësi blerje nga Real Madridi. Por, ylli kolumbian e ka gjetur veten në kundërshtim me trajnerin Niko Kovac dhe dyshja nuk po bashkohet assesi.Kovac nuk është një tifoz i stilit të James, ndërsa edhe kolumbiani ka vënë në dyshim ambiciet taktike të trajnerit kroat.Një marrëveshje e përhershme tani është në rrezik dhe Rodriguez mund të largohet nga Allianz Arena. Sipas gazetës italiane Tuttosport, Ancelotti po mban përmbledhje të zhvillimeve rreth situatës së James.

Read More »

Carlo Ancelotti me fjalë emocionuese për Terryn

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti i ka kushtuar një dedikim John Terryt për pensionimin e tij duke thënë se për të “ishte nder që ai ishte kapiten i tij”.Carletto kaloi dy sezone me Chelsea, duke fituar Premier ligën dhe FA Cup gjatë sezonit 2009-10 para se të shkarkohej verën e ardhshme pasi që përfundoi sezonin pa trofe.Mbrëmë, kapiteni i tij për këto triumfe, i cili ka 700 paraqitje me Blutë, paralajmëroi pensionimin e tij dhe Ancelotti ia dedikoj atij një status në Instagramin e tij.“Një nder që ju pata kapiten”, ka shkruar trajneri i Napolit.“Ju dëshirojë sa më shumë sukses në të ardhmen e juaj”.

Read More »

Ancelotti deklasoi Kloppin

Mesfushori italian Andrea Pirlo dhe trajneri italian Fabio Capello besojnë se Carlo Ancelotti ishte çelësi i fitimit të Napolit ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve mbrëmë.Azzurri fitoi një fitore prej 1-0 ndaj finalistëve të fundit të Ligës së Kampionëve dhe sipas legjendave të Italisë, Ancelotti luajti një rol jetësor në fitoren vendimtare të gjigantëve të Serie A.“Ancelotti fitoi ndeshjen për Napoli”, tha Pirlo për Sky Sport, përcjell ORAinfo.“Ai e meriton lavdërimin, ashtu si lojtarët e tij që luajtën një lojë pa gabime”, tha ai.Edhe Capello ka të njëjtin mendim për ish-yllin e Juventusit dhe Milanit.“Ancelotti bëri një kryevepër. Përgatitja e lojës ishte e përsosur dhe kjo ishte mënyra e vetme që ata mund të kufizonin Liverpoolin. Ju mund të ndaloni Klopp vetëm duke luajtur në këtë mënyrë. Insigne është duke bërë mirë, ai është gjithmonë një kërcënim në këtë pozitë të re dhe ai këtë eka dëshmuar duke shënuar për fitore “, tha ish trajneri i Anglisë, Capello. /ORAinfo/

Read More »

Mposhtën Liverpoolin, Ancelotti strategjinë që përdori

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka treguar strategjinë e përdorur në fitoren ndaj Liverpoolit.Napoli arriti fitoren e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke mundur 1:0 Liverpoolin në ‘San Paolo’.Goli i tre pikëve për italianët erdhi në minutën e 90’, dhe u shënua nga Lorenzo Insigne.“Ekipi bëri mirë gjatë gjithë ndeshjes, asnjëherë nuk humbi kontrollin dhe Liverpooli nuk bëri asgjë. Nëse Mertens do të kishte shënuar më herët, do të kishim pasur më shumë vuajtje. Më mirë që shënuam në fund”, deklaroi italianit.Ancelotti shokoi të gjithë kur vendosi të startonte me Nikola Maksimovic në atë që u duk një formacion 3-5-2, por vetëm në disa raste.“Ne jemi mbrojtur me 4-4-2, njëjtë si shumë herë të tjera. Ajo që ndryshoi ishte ndërtimi i mbrojtjes, ku Maksimovic u përkujdes që të largohej presioni i lartë nga sulmuesit e Liverpoolit”.

Read More »

Para përballjes me Juventusin, Ancelotti lëshon deklaratë ‘bombë’

Carlo Ancelotti ka zbuluar se kë e favorizon për ta fituar Topin e Artë.Trajneri italian ka thënë se Cristiano Ronaldo e meriton ta fitoj gjithmonë çmimin më të madh për një futbollit, pasi ai është pasuri për çdo klub ku ka luajtur dhe ku luan aktualisht.”Unë jam mirënjohës ndaj Ronaldos, për golat që ai i ka shënuar sa ishim në Madrid që na sollën Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ancelotti para ndeshjes me Juventusin, përcjell ORAinfo.”Jam i lumtur që ai luan në Itali tani, ai është një vlerë e shtuar për çdo ekip, mendoj se ai gjithmonë duhet ta fitojë Topin e Artë”, ka shtuar më tej trajneri i Napolit./ORAinfo/

Read More »