Home / Tag Archives: arrestohet

Tag Archives: arrestohet

Një zyrtar policor arrestohet në Gjilan, kjo është arsyeja

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një punonjës të stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan nën dyshimet për kryerjen e veprave penale për ‘shantazh’ dhe ‘ lëndim i lehtë trupor’. Me vendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh. Përveç tjerash ky punonjës i stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan është suspenduar nga puna deri në përfundim të hetimeve. Rastin e ka bërë të ditur vetë IPK, përmes një komunikate për media. Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Gjilan. Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor (e paraparë në nenin 188 të Kodit Penal të Kosovës) i njëjti është arrestuar nga Inspektorat..

Read More »

Arrestohet pjestari i FSK-së, dyshohet se keqpërdori 15-vjeçaren, kjo është gjendja e saj

Ndalohet pjestari i FSK-së. Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ndalur për 48 orë të dyshuarin M.S, pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim të një 15-vjeçare. “Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur vajzen e moshës 15 vjeçare, me ç’rast e njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Gjilan. Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Read More »

E FUNDIT: Arrestohet gjinekologu që kreu abortin e vajzës nga Drenas

Policia ka arrestuar gjinekologun. Në lidhje me rastin e abuzimit të së miturës në Drenas, është arrestuar edhe mjeku i cili dyshohet se ka kryer abort të palejueshëm. Lajmi.net ka kontaktuar me avokatin e mjekut, Fehmi Ahmetit, Haxhi Millaku i cili ka thënë për lajmi.net se klienti i tij është i pafajshëm. “Ka filluar procedura 48 orëshe, procedura parapenale për dyshimin për vepër penale për të cilën, jo vetëm që është i pafajshëm, por nuk ka asnjë element të asnjë figure”, është shprehur Millaku. Ai madje fajtor pse gjinekologu gjendet në polici i sheh mediat dhe popullin e dezinformuar. “Por doktorin, mediat, gazetarët dhe populli i dezinformuar e kanë dërguar në vajtje”, ka vazhduar tutje Millaku Ai për lajmi.net ka thënë se vajza në kontaktin e saj me doktorin ka qenë 18 vjeçare dhe jo e mitur. “Ajo nuk është e mitur, ajo është 18 vjet e 7 muaj pa katër ditë. Kontakti i parë që ka pasur me doktorin në ordinancë është në janar të vitit 2019”, ka përfunduar Millaku. Vlen të..

Read More »

Dyshohet për lëshim të certifikatave, arrestohet zyrtari i UP-së

Dyshohet për lëshim të certifikatave, është arrestuar zyrtari i Universitetit të Prishtinës. Një zyrtar dhe një person tjetër në Fakultetin e Inxhinierisë Eklektike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës janë arrestuar nga policia për keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumentit zyrtar, marrje dhe dhënie ryshfeti. Policia ka njoftuar se më 26 dhjetor 2018 ka pranuar një informatë nga Fakultetit i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike-Universiteti i Prishtinës, se personi i dyshuar, A.L, 37 vjeçar ka dorëzuar dy certifikata të falsifikuara për marrje të diplomës, me arsyetimin se ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Pas hetimit të rastit, policia ka siguruar prova materiale se i dyshuari kryesor i rastit është zyrtari i Universitetit të Prishtinës, i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike A.J, 33 vjeçar, i cili dyshohet se në shpërblim prej 5 mijë eurove, në mënyrë të kundër..

Read More »

Arrestohet djali i Et’hem Çekut

Djali i dekanit të Fakultetit të Edukimit, Ard Çeku është arrestuar mbrëmë nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. KALLXO.com ka mësuar nga Policia se Ard Çeku, i lindur në vitin 1997, është ndaluar mbrëmë nga Policia përderisa ishte në veturën e tij tipit ‘Audi’. Gjatë një kontrolli, në veturë është gjetur një armë. Rastin e ka konfirmuar edhe Ethem Çeku, babai i të arrestuarit. “Po, është e vërtetë, kjo ka ndodhë. Arma nuk është e djalit por e një shokut të tij nga Peja. Djali ka dhënë deklaratë në polici”, tha Ethem Çeku.

Read More »

E bën për spital gruan e tij, arrestohet

Dhuna në familjet shqiptare është shtuar shumë kohëve të fundit. Një person është arrestuar në Pejë të dielën, pasi në gjendje të dehur ka rrahur gruan e tij. Sipas policisë, i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin kur ka kryer sulmin, mbrëmë rreth orës 20:30. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar dhe rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare”, citon Gazeta Express raportin e PK’së. Viktima ka marrë tretman mjekësor, pas sulmit. Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Read More »

Akuzohet për përdhunim, arrestohet Chris Brown

Chris Brown është arrestuar në Paris, me dyshimin për përdhunim. Një vajzë 24-vjeçare ka akuzuar këngëtarin se e përdhunoi mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez, raporton Daily Mail. Zyrtarët e policisë thanë se ylli i R&B dhe dy të tjerë janë në paraburgim pasi 24-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, paraqiti padinë për pëdhunim. Brown u arrestua të hënën dhe ndodhet ende në paraburgim. Njëri prej të arrestuarve të tjerë është truproja e këngëtarit, sipas një zyrtari të policisë. Revista franceze Closer raportoi se vajza akuzoi Chris se e ka përdhunuar në hotelin Mandarin Oriental. Brown ka qenë në telashe me drejtësinë pasi u deklarua fajtor për dhunimin e të ish të dashurës së tij Rihanna në vitin 2009. Ai përfundoi provën për rastin në vitin 2015. The post Akuzohet për përdhunim, arrestohet Chris Brown appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Përgatitëshin të shisnin lëndë narkotike, arrestohet katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona që dyshohen se kishin përgatitur për të shitur lëndë narkotike. Katër persona janë arrestuar sonte në Mitrovicë për narkotikë. Burime të kallxo.com thonë se arrestimi ka ndodhur në një lokal në rr. “Mbretëresha Teutë“. Policia e Anti-Drogës e Veriut ka konfiskuar në këtë aksion të zhvilluar në Jug të qytetit drogë në sasi të vogla, të përgatitura për shitje. Droga dyshohet të jetë marihuanë. Po ashtu, si dëshmi janë konfiskuar edhe 75 euro. Objekti ku është kryer aksioni gjendet afër shkollës fillore. Kallxo.com merr vesh se tre prej të dyshuarve janë ndaluar, kurse i katërti, i mitur, është liruar në procedurë të rregullt. Sipas këtyre burimeve, dy prej të arrestuarve kanë edhe raste të tjera me narkotikë.

Read More »

E bën bashkëshorten për spital, arrestohet

Kohëve të fundit është shtuar dhuna në familjet kosovare. Është arrestuar një burrë në komunën e Lipjanit pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lipjan, ku i dyshuaqri ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Read More »