Home / Tag Archives: arsyeja

Tag Archives: arsyeja

Shpend Ahmeti kërkon shtimin e Policisë në kryeqytet, ja arsyeja

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas dy ndeshjeve mes veturave që kanë ndodhur sot.Ahmeti ka thënë se do të kërkojë shtimin e patrullimit të Policisë në rrugët e kryeqytetit, përcjell ORAinfo.I pari i Prishtinës gjithashtu tha se ky shtim i patrullimit do të ndodhë derisa të krijohet Policia e Kryeqytetit.“Dy aksidente sot në Prishtinë ku shtyllat antiparking parandalojnë ndonjë tragjedi më të madhe. Gjatë javës do të takohem me Policinë për të kërkuar shtimin deri në krijimin e Policisë së Kryeqytetit”, shkroi në Facebook Ahmeti./ORAinfo/

Read More »

Barcelona dënon Dembele, kjo është arsyeja

Mesfushori i Barcelonës, Ousmane Dembele është trajnuar me shokët e tij këtë të shtunë, por ai është jashtë për sfidën me Betisin.Frencezi goditi titujt e gazetave, këtë javë pasi që ai njoftoi shumë vonë klubin, se nuk ndihej mirë dhe nuk mund të stërvitej të enjten e kaluar, raporton Marca, përcjell ORAinfo.Nuk ishte hera e parë që Dembele kishte thyer rregullat mbi stërvitjen dhe se kishte mbërritur me vonesë në raste tjera.Të premten ai u trajnua në palestër, por tani ai është gati që të luaj kundër Betisit, por që sipas të gjitha gjasave trajneri e ka lënë jashtë formacionit shartues.Ndërkaq të gatshëm të luajnë janë edhe Lionel Messi dhe Samuel Umititi. /ORAinfo/

Read More »

Arsyeja e çuditshme, pse nuk u martua aktori i famshëm turk?

Mahir Gunsiray i dha fund martesës së tij në vitin 1988 me Claude Leon dhe pavarësisht famës që ka, ai nuk u martua më asnjëherë.Aktori turk që së fundi po shfaqet në serialin “Fazilet hanim ve kizlari”, ka një karrierë të suksesshme, përcjell ORAinfo.Mirëpo, jeta e tij private është shumë e rezervuar dhe nuk dihet asgjë rreth tij.Por pse nuk u martua asnjëherë që nga ndarja me gruan e parë Mahir Gunsiray? /ORAinfo/

Read More »

Ronaldinhos i konfiskohet pasaporta, kjo është arsyeja

Ish ylli brazilian Ronaldinho po ka probleme me ligjin.Autoritetet braziliane kanë raportuar që kanë konfiskuar pasaportën e ish-futbollistit të famshëm Ronaldinho.Arsyeja e këtij veprimi nga autoritetet është borxhi prej 8.5 milion euro i Ronaldinhos ndaj shtetit, transmeton indeksonline.Sipas ESPN Brazil në gjykatë i është konfiskuar pasaporta edhe vëllait të ish-futbollisti.Për Ronaldinhon nuk është problem ky pasi që ka edhe nënshtetësinë spanjolle që nga viti 2007.

Read More »

Disa intelektualëve serbë u ndalohet hyrja në Mal të Zi, kjo është arsyeja

Republika e Malit të Zi ua ka ndaluar hyrjen disa intelektualëve serbë me arsyen se rrezikonin sigurinë shtetëroreDrejtoria e policisë e Malit të Zi, të enjten ka marrë një vendim sipas të cilit, disa intelektualëve serbë, mes tyre edhe Matija Beçkoviq, u ndalohet hyrja në këtë shtet, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.“Kalimi i kufirit, përveç poetit nacionalist serb, Matija Beçkoviç, u është ndaluar edhe historianëve Çedomir Antiq e Aleksandar Rakoviq, si dhe politikanit serb Dejan Miroviq”, thuhet në komunikatë, përcjell VoA.Eprorëve policorë në kufijtë shtetërorë u është dhënë lista e personave, të cilët nuk duhet të hyjnë në vend, sepse sipas autoriteteve, rrezikojnë sigurinë e Malit të Zi.Intelektualët serbë, të cilëve u është ndaluar hyrja, kanë qenë paralajmëruar të marrin pjesë në manifestimin proserb me rastin e Kuvendit të Podgoricës, që konsiderohet si datë e hegjemonizmit serb ndaj shtetësisë së Malit të Zi, pas Luftës së Parë Botërore..

Read More »

Trump dhe Erdogan flasin në telefon, kjo është arsyeja

Raportet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë kanë nisur të relaksohen.Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai amerikan, Donald Trump, zhvilluan sot një bisedë telefonike për çështjen e Sirisë, në mesin e përshkallëzimit midis Ankarasë dhe një milicie siriane të mbështetur nga Uashingtoni, njoftoi presidenca turke.Njoftimi i kësaj bisede vjen disa orë pas nisjes së patrullimeve të përbashkëta turko-amerikane në Minbej, një qytet në veri të Sirisë i dominuar nga një milici kurde e konsideruar si terroriste nga ana e Turqisë, por aleate e SHBA-së.Biseda ishte e përqëndruar rreth çështjes siriane, dhe më konkretisht për Minbej dhe çështjen e Idlebit, bastioni i fundit më i madh rebel i vendit ku u krijua një ”zonë e çmilitarizuar” pas marrëveshjes turko-ruse, saktësoi presidenca turke në një komunikatë për shtyp.

Read More »

Kjo është arsyeja e rrahjes mes Frashër Krasniqit dhe Xhelal Sveçlës

Deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla dhe ai i PSD- Frashër Krasniqi janë përfshirë mbrëmë në një përleshje fizike pas një emisioni televiziv.Arsyet që kanë çuar deri te kjo përleshje thuhet se është “frizura” e Xhelal Sveçlës.Sipas një burimi të Zërit, deputeti i PSD-së ishte tallur me ‘frizurën’ e Sveçlës për çka edhe ky i fundit i ka reaguar ashpër duke kaluar edhe në përleshje fizike.“Frashër Krasniqi i ka thënë Xhelalit frizura po të rrin mirë. Pas këtyre fjaëve ka reagar Xhelali duke e ofenduar dhe sharë Krasniqin. Dhe këtu ka nis përleshja”, ka thënë ky burim.

Read More »

Isa Mustafa mbledh Kryesinë e partisë, kjo është arsyeja

Zhvillimet e fundit politike në vend kanë bërë qe kryetari i LDK-së Isa Mustafa ta thërras për nesër Kryesinë e partisë.Kjo mbledhje pritet të fillojë në orën 14:00, e cila do të drejtohet nga i pari i LDK-së, Isa Mustafa.Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medja e lëshuar nga zyrta për informim nga LDK.Mbledhja do të jetë e hapur, teksa mediat janë ftuar të marrin pjesë për përcjelljen e saj.Temat e diskutimit në këtë mbledhje të Kryesisë së LDK-së nuk janë bërë të ditura, por zhvillimet e fundit në vend pritet të jenë temë qëndrore e këtij takimi.

Read More »

Shpërthen në lot Tuna, arsyeja do t’iu befasoj

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia Altuna Sejdiu- Tuna është një ndër personazhet më të njohura.Ajo vazhdonte jetë aktive në rrjetin sociale.Tuna Sejdiu ishte e ftuar së fundi në një intervistë për “Xing me Ermalin”, ku zbuloi shumëçka nga jeta private dhe ajo profesionale, shkruan lajmi net.Kur pyetet për prejardhjen, këngëtarja tha se vitet më të bukura i ka kaluar në Shqipëri, kurse filloi të qante duke thënë se nuk do të krijojë përçarje, ngase vendin e saj e do shumë.“Shqipërinë e dua shumë, nuk dua të tingëlloj klishe, por në Shqipëri kam kaluar vitet më të mira. Janë vitet ku kam marrë shkollë nga spektaklet. Sa i përket spektakleve nuk ua jap dorën as në Maqedoni, as në Kosovë. Ju në Shqipëri jeni njëshi.”, tha Tuna.

Read More »