Home / Tag Archives: bahtiri

Tag Archives: bahtiri

Bashkimi i Mitrovicës, ja çka thotë tani Agim Bahtiri

Agim Bahtiri thotë se këta qytetarë janë bërë refugjatë në qytetin e tyre. Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i ka fajësuar autoritetet e Prishtinës për problemin e shumë banorëve shqiptarë të Mitrovicës të cilët nuk mund të shkojnë të vizitojnë pronat e tyre në Veri shkaku i pasigurisë së krijuar prej vitesh. Bahtiri në BlicIntervieë, tha se këta qytetarë janë bërë refugjatë në qytetin e tyre derisa shton se ndërgjegjja duhet ta vras dikë në Prishtinë pasi që konsideron se politika e Prishtinës nuk po i sheh këto probleme, njofton Klan Kosova. ”A po i shihni këto shtëpi këtu? A ka më vështirë sesa qytetari i Mitrovicës qe 20-vjet të jetë refugjat në qytetin e vet dhe te sheh pronën por të mos mund të shkojë tek ato”. ”A ka më vështirë? Dhe këto, politika e Prishtinës nuk është duke i parë, është duke i harruar”. ”Janë 15-mijë qytetarë shqiptar që janë shpërngulur, janë refugjatë në qytetin e tyre, dhe për këtë duhet ta vrasë ndërgjegjja dikë në Prishtinë”. ”Dhe duhet q..

Read More »

Bahtiri nuk heq dorë: S’do të lë gurë pa lëvizur për bashkimin e Mitrovicës

Agim Bahtiri ka thënë se qëllimi kryesor i serbëve është që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të jetë në urën e Ibrit Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se gjatë javës së ardhshme ai do t’iu drejtohet të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, ku do t’iu kërkojë që Peticioni për bashkimin e qytetit të Mitrovicës të trajtohet nga Kuvendi. Sipas Bahtirit, fakti që pas çlirimit të Kosovës qytetarët e Mitrovicës të ndalen në urë dhe të mos kalojnë tutje, janë argumente të mjaftueshme për çdo deputet për t’u marrë me këtë çështje. “Qytetarët e Mitrovicës janë refugjatë në qytetin e vet. Qëllimi kryesor i serbëve është që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të jetë në urën e Ibrit. Ne qytetarët e Mitrovicës nuk do ta lejojmë këtë “, ka thënë ai për RTK-në Ai ka thënë se mendimi i MAPL-së për peticionin është subjektiv dhe qëllimisht i tillë pasi që ai ministri udhëheq një ministër serb. Bahtiri ka deklaruar se për të ruajtur karriget e tyre, institucionet e ve..

Read More »

Pasi Bahtiri dorëzoi peticionin për bashkimin e Mitrovicës, nuk do ta besoni çfarë oferte i bëri Rakiq

Goran Rakiq e ka ftuar Agim Bahtirin që në Kuvendin e Kosovës bashkë ta dërgojnë iniciativën për anulimin e pavarësisë. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, e ka ftuar sot kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, që bashkërisht në Kuvendin e Kosovës të dërgojnë iniciativën që siç tha ai, “të marrin vendimin për anulimin e pavarësisë së Kosovës dhe integrim in e Kosovës në përbërje të Serbisë”, transmeton Koha.net. Ky ka qenë reagimi që Rakiq ia ka bërë Agim Bahtirit i cili sot presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ia dorëzoi peticionin me nënshkrimin e qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës. “Nëse Bahtiri ka vendosur se bashkimi i popullit serb dhe i popullit shqiptar është zgjidhja më e mirë, e ftoj që bashkërisht ta dërgojmë iniciativën në Kuvendin e Kosovës për të marrë vendimin për anulimin e Deklaratës për Pavarësi të Kosovës dhe për integrimin e Kosovës në përbërje të Serbisë“, ka thënë Rakiq, thotë kumtesa e Listës Serbe që e përcjell “danas”. Ai ka vlerësuar se me këtë ve..

Read More »

Agim Bahtiri thotë se edhe serbët kanë nënshkruar për bashkimin e Mitrovicës

Agim Bahtiri thotë se edhe serbët kanë nënshkruar për bashkimin e qytetit të Mitrovicës. Kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se peticionin për bashkimin e Mitrovicë e kanë nënshkruar edhe qytetarët serb që jetojnë atje. Sipas Bahtirit edhe ata janë në hall për arsye të strukturave paralele të cilat vazhdojnë të veprojnë në veri. “Peticionin e kanë nënshkruar edhe serbët. Sepse ata janë në hall nga strukturat paralele në Serbi”, ka thënë Bahtiri në T7. Nënkryetari i AKR-së thotë që Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal e ka kthyer mbrapsht peticionin për bashkimin e Mitrovicës, shkaku që ministri që e udhëheq këtë ministri është serb. “Nuk ka pas asnjë arsye, sepse me ligjet në fuqi, mbi 10 mijë nënshkrime, duhet të shkojnë në Kuvend. Janë afër 16 mijë e 600 nënshkrime. Ministri serb i MAPL-së e ka kthyer prapë. Jam befasuar me ministrinë, sepse për herë të dytë e neglizhon kërkesën e Mitrovicës”, shton Bahtiri. Ai thotë që ka marrë përkrahje n..

Read More »

Agim Bahtiri beson se Mitrovica do të bashkohet përmes peticionit

Kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri beson që Mitrovica do të bashkohet, pavarësisht se iniciativa e tij është vlerësuar se është në kundërshtim me Kushtetutën. Bahtiri ka dërguar sot në presidencë peticionin për bashkimin e Mitrovicës. Pas takimit që kishte me presidentin Thaçi, Bahtiri duke folur për media ka thënë se kanë kërkuar nga të gjitha institucionet që vendimi për bashkimin e Mitrovicës të mirret sa më shpejtë, raporton lajmi net. “Ne ia dorëzuam presidentit peticionin dhe kërkuam nga ai që këtë peticion ta dërgojë në Kuvend, dhe po presim që vendimi i cili do të merret për Mitrovicën të jetë sa më i shpejtë. Qytetarët e Mitrovicës jemi të zhgënjyer me proceset e gjata. Qyteti i Mitrovicës është ndarë padrejtësisht dhe qytetarët po vuajnë duke e ditur se janë 15 mijë qytetarë që janë shprëngulur”, tha ai. Sipas Bahtirit, veriu po udhëhiqet nga strukturat paralele dhe kjo situatë sipas tij duhet të ndryshojë. “Ne kërkojmë që pushtetit lokal t’i kthehet statusi i mëpa..

Read More »

Agim Bahtiri i shkon në zyrë presidentit Thaçi, kjo është arsyeja!

Agim Bahtiri sot do t’ia dorëzon presidentit Hashim Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot do të dorëzojë te presidenti i vendit, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës. Peticioni është nënshkruar nga 16,594 qytetarëve. “Nga presidenti Thaçi kërkohet mbështetja e tij për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës. Theksojmë se ideja e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, që të bashkohet Mitrovica, nuk ka gjetur përkrahje në ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Read More »

Agim Bahtiri e ‘kall’ me sharki, kështu ia thotë këngës

Kështu këndon Agim Bahtiri. Agim Bahtiri duket se nuk po mërzitet për faktin që nuk iu shqyrtua peticioni për bashkimin e Mitrovicës. Në vend të një reagimi për këtë, kryetari i Mitrovicës së ndarë ka zgjedhur të kalojë vikendin me këngë e sharki. Duket se përveç që di të vallëzojë, Bahtiri di edhe të këndojë. Shikojeni dhe dëgjojeni se si këndon ai:

Read More »

Bahtiri i kundërpërgjigjet komandantit të KFOR-it: Të gjitha luftërat bëhen për territore

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri i është përgjigjur komandantit të KFOR-it, Lorenzo D’Adario. Komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Adario ka reaguar në lidhje me deklaratat dhe retorikën e luftës të përdorur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nga kreu i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri e në lidhje me këtë ka reaguar ky i fundit. Komandanti i KFOR-it, D’Adario është shprehur i shqetësuar nga retorika që po përdoret sepse vetëm një fjali e vetme mund të jetë shkëndijë e problemeve të mëdha. “Gjëja për të cilën jam shumë i shqetësuar është retorika që po përdoret, sepse vetëm një fjali e vetme mund të jetë një shkëndijë që mund të dërgojë në probleme shumë më të mëdha, prandaj unë në mënyrë konstante apeloj tek të gjithë, te qytetarët, që të jenë të kujdesshëm, që të mos shkaktojnë pasoja të mëdha me fjalët e tyre”, ka thënë komandanti i KFOR-it. E në lidhje me këtë në një prononcim për lajmi.net është përgjigjur kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri. A..

Read More »

Agim Bahtiri kërcënoi me luftë, kështu i përgjigjet Goran Rakiq

Goran Rakiq ka reaguar pas deklaratës së Agim Bahtirit, duke thënë se pret që KFOR-i dhe EULEX-i të rrisin gatishmërinë Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se populli serb në Kosovë ka pranuar me shqetësim të madh deklaratat e fundit të Kryetarit të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i cili tha se “nësë preket qyteti i Mitrovicës, do të ketë luftë” Rakiq deklaratat e Bahtirit i cilësoi i si kërcënime. “Unë pres që KFOR-i dhe EULEX-i, në përputhje me mandatet e tyre, të rrisin gatishmërinë dhe veprimin parandalues në mënyrë që të mos shqetësojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve, sepse kërcënime të tilla të rrezikshme për paqen në këtë kohë kur tensionet janë të larta mund të pengojnë në mënyrë të pakthyeshme stabiliteti që ne, si përfaqësues të popullit serb, e kemi ndërtuar me përgjegjësi në një gjendje të pamundur” ka thënë Rakiq, shkruan Tanjug Transmeton Klan Kosova. Deklaratat për luftë Bahtirii tha në tubimin për të shënuar 19 vjetorin e masakrës së natës ndërmje..

Read More »

Takohen Bahtiri dhe Kurti, temë e diskutimit bashkimi i Mitrovicës

Që nga përfundimi i luftës, njëra nga komunat e cila ka mbetur në mëshirë të fatit është ajo e Mitrovicës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin dhe nënkryetarin e kësaj Komune, Faruk Mujka. Në këtë takim, siç ka shkruar Mujka në profilin e tij në Facebook, është diskutuar për peticionin për bashkimin e Mitrovicës. Sipas tij, ata janë dakorduar që peticioni të procedohet sa më shpejtë nëpër komisionet parlamentare dhe të ketë mbështetjen e plotë të gjithë liderëve partiakë. “Gjithsesi duhet pasur të qartë se kërkesa për bashkimin e qytetit në asnjë mënyrë nuk nënkupton një lloj kompromisi me integritetin territorial të Kosovës apo çfarëdo cenimi të kufijve të Kosovës, sepse një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vendimin e GJND-së dhe vendimin e atyre 110 shteteve që na kanë pranuar me këta kufinjë aktual, e ndër ta edhe SHBA-të”, thuhet në njoftimin e Mujkës. Kryetari i ..

Read More »