Home / Tag Archives: barcelona (page 2)

Tag Archives: barcelona

Boateng merr lajmin e madh, Barcelona ka marr këtë vendim për të

Kevin – Prince Boateng duket se do të jetë transferimi i fundit për Barcelonën. Transferimi që befasoi të gjithë në afatin e fundit kalimtar, atë të janarit, duket se nuk doli ashtu siç dëshiroi Barcelona. Boateng u transferua nga Sassuolo tek Barca, në formë huazimi, gjatë afatit kalimtar dimëror, por duket se nuk ka bindur me paraqitjet e tij. ‘Marca’ përcjell nga ‘Calciomercato’ se Kevin Prince Boateng do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, dhe do të kthehet tek Sassuolo. Pra, kjo nënkupton se Barcelona ka vendosur se nuk do ta shfrytëzoj të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit.

Read More »

‘Godet’ Barcelona, vjen me ofertë marramendëse për yllin e Atleticos

Skuadra katalonase duket se e do me ҫdo kush lojtarin e Atletico Madridit. Barcelona është e vendosur të shpenzojë para të majme gjatë verës për transfere. Sipas mediave spanjolle, gjiganti katalunas ia ka mësyrë mesfushorit të Atletico Madridit, Saul Niguez. “Blaugrana” po përgatiten t’i paguajnë 110 milionë euro për 24 vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2026. Saul ka kontribuuar me dy gola dhe një asistim në 21 ndeshje në La Liga këtë sezon me Atleticon.

Read More »

Barcelona e gatshme të paguaj 110 milionë euro për yllin e Atleticos

Barcelona po tenton të forcojë edhe më shumë mefushën dhe për këtë është e gatshme të paguaj 110 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit të Atletico Madrid. Saul Niguez është emri më i ri në listën e dëshirave të skuadrës katalane, dhe duket se ata do të konkurrojnë seriozisht për të. E përditshmja spanjolle ‘AS’ raporton se kampionët e La Liga janë të gatshëm të paguajnë 110 milionë euro për mesfushorin spanjoll, transmeton lajmi.net. Barcelona gjatë muajit të kaluar ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong, por ata duan edhe yllin e Atleticos. Një transferim potencial i Saul Niguez me shumë gjasa do të thoshte një lamturimë për Ivan Rakitic.

Read More »

Barcelona “thyen bankën”, ofron 110 milionë për yllin e madh

Barcelona po planifikon një ofertë verore për mesfushorin e Atletico Madrid, Saul, thotë AS përcjell ORAinfo. Ekipi katalanase është e gatshme të shkojë deri në 110 milionë euro për të transferuar 24-vjeçarin, të cilin e kanë vëzhguar gjatë, ndërsa shikojnë për të forcuar skuadrën e tyre. Jo vetëm që Sauli ka një kontratë që zgjat deri në 2026, megjithatë, ai gjithashtu kërkohet nga Chelsea, i cili gjithashtu mund të futet në garë në fund të sezonit./ORAinfo/

Read More »

Ndeshja Sevilla-Barcelona, këto janë formacionet zyrtare

Ndeshja në mes të Sevillës dhe Barcelonës po konsiderohet si kryendeshja e javës në futbollin spanjoll Skuadra e Sevillas në stadiumin ‘Ramon Sanchez’ pret liderët e La Ligas, skuadrën e Barcelonës. Ndeshja mes Sevillas dhe Barcelonës fillon nga ora 16:15, shkruan lajmi.net. Formacionet zyrtare: Sevilla: Vaclík – Sergi Gómez, Kjaer, Mercado – Ëöber, Sarabia, Banega, Rog, Jesús Navas – Promes, Ben Yedder. Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Umtiti, Jordi Alba; Vidal, Busquets, Rakitic; Messi, Luis Suárez, Coutinho.

Read More »

UKRY! Bayern Muchen vjen me transferim “bombë” nga Barcelona

Bayern Munich janë të interesuar të nënshkruajnë mesfushorin e Barcelonës Ivan Rakitiç, raporton Diario Sport. Bavarezët janë të gatshëm të konkurrojnë me Interin për shërbimet e kroatit, ndërsa Barca thuhet se është i gatshëm të dëgjojë ofertat që tejkalojnë € 50 milion përcjell ORAinfo. Pavarësisht se ishin ekipi i parë , Barça nuk është e sigurtë se Inter do të ketë fonde për të financuar një ofertë për Rakitic, e cila hap derën për një transferim të Bayernit këtë verë./ORAinfo/

Read More »

Kriza e golave nga Barcelona, ky është arsyetimi i Valverdes

Barcelona së fundi është në një krizë golash, e këtë e ka dëshmuar në ndeshjet e fundit. Luis Suarez është lojtari që po tërheq vëmendjen, pasi atë nuk jemi mësuar ta shohim të vuaj aq shumë para portës. Edhe i transferuari gjatë afatit të fundit kalimtar, Kevin Prince Boateng nuk po bën ndonjë punë më të mirë sesa uruguaiani. Megjithatë, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se nuk është aspak i shqetësuar për këtë fakt. “Ne kemi pasur disa ndeshje që nuk kemi konkretizuar shanset, mirëpo ne kemi krijuar shumë nga to dhe nuk kemi dhënë shanse për kundërshtarin” ka thënë trajneri, transmeton lajmi.net. “Nëse vazhdojmë të krijojmë raste kështu, atëherë golin do ta gjejmë shumë shpejtë” ka thënë ndër të tjerash Valverde.

Read More »

Barcelona shokon Suarezin, ja tre lojtarët që mund ta zëvendësojnë

Barcelona i ka në listë tre lojtarë . Barcelona është duke e kërkuar një zëvendësues për Luis Suarez. Luis Suarez po shkon në përfundim të karrierës së tij, andaj Barcelona po e kërkon një zëvendësues. Skuadra katalonase po e kërkon Andre Silvan e Milanit dhe Maxi Gomezin e Cleta Vigos, përcjell lajmi.net. Barcelona është duke i vlerësuar të dy sulmuesit në shumën e 40 milionë eurove. Në listën e skuadrës katalonase është edhe sulmuesi i Frankfurttit, Luka Jovic.

Read More »

Barcelona vjen me ‘bombën’ e radhës, po e bën këtë super-transferim

Nicolas Pepe, duket të jetë synimi më i ri i skuadrës së Barcelonës. Sulmuesi i talentuar i Lille, Nicolas Pepe, mund të ndërrojë skuadër në fund të sezonit, pasi po kërkohet nga shumë skuadra. Në mesin e tyre, është edhe Barcelona, që e vendosur ka hyrë në garë për 23 vjeçarin. Për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit, Barcelona duhet të mposhtë garën me francezët e PSG, që po ashtu janë të interesuar. Pepe, është pjesë e Lille që nga viti 2017, dhe në 59 paraqitje ka shënuar 29 gola.

Read More »

Barcelona po zëvendëson Messin ?

Presidenti i Barcelonës ,Josep Maria Bartomeu ka zbuluar se klubi po kërkon mënyra për ta imagjinuar jetën pa Lionel Messin, por asnjë lojtar nuk mund ta zëvendësojë Argjentinasin përcjell ORAinfo. Bartomeu po fliste në një intervistë për Le Figaro dhe tha: “E ardhmja pas Messit? Po mendojmë për këtë, por është ende larg. Leo është vetëm 31 vjeç. “Performanca e tij është e shkëlqyer dhe gjithmonë luan më mirë. Nuk e di se si ta bëj: kur nuk do të luajë më me ne, do të jetë e pamundur ta zëvendësojmë atë me një lojtar tjetër, pasi Messi nuk ka asnjë”, ka thënë presidenti i Barcelonës./ORAinfo/

Read More »