Home / Tag Archives: barcelones

Tag Archives: barcelones

Chelsea ia terron Barcelonës, po ia merr yllin e madh

Chelsea e ka bërë Philippe Coutinho prioritetin e tyre primar për afatin e verës, raporton Le10Sport. Ylli i Barcelonës është i palumtur pas një viti e gjysmë në Camp Nou, dhe Blutë kanë bërë të qartë se do të bëjë gjithçka që duhet për ta nënshkruar atë, përcjell ORAinfo. Chelsea …

Read More »

Zbulohet më në fund, ja çfarë i tha Isco yllit të Barcelonës, Messit

EL Clasico vazhdon të mbetet njëra ndër ndeshjet më të shikuara në planet. Në këtë përballje ndodhin shumë gjëra të papritura. Mesfushori i Real Madrid Isco luajti vetëm 15 minuta në El Clasico të shtunën, por ai arriti t’i përdorë ato pak minuta siç duhet. Spanjolli shkëmbeu disa fjalë me Lionel Messin dhe e bëri këtë me argjentinasin në fund të lojës. Duke e ditur admirimin e Iscos për Messin, disa media sygjeruan se lojtari i kërkoi sulmuesit të Barcelonës ‘ta shpëtojë’ atë nga Real Madridi. “Please save me”, mësohet t’i ketë thënë me një buzëqeshje të lehtë Isco – Messit. Isco është duke kaluar një makth të këtij sezoni, pasi marrëdhënia e tij e dëmtuar me trajnerin e skuadrës Santiago Solari e ka privuar atë duke luajtur shumë pak kohë në Bernabeu. Mesfushori ka gjasa të largohet nga Los Blancos gjatë verës.

Read More »

Humbja e Realit ndaj Barcelonës, Carvajal flet me dëshpërim të thellë

Humbja e Realit ndaj Barcelonës e ka dëshpëruar thellë Daniel Carvajal. Pas humbjes së dytë radhazi në ‘Clasico’ brenda kësaj jave, dhe të katërtës radhazi në Bernabeu, mbrojtësi i djathtë është i pakënaqur. Sipas tij, futbolli po tregohet i padrejtë me skuadrën e tij, pasi ata mbeten 12 pikë mbrapa Barcës në La Liga. “Futbolli u tregua i padrejtë me ne në këto dy ndeshje, ku patëm shansin të fitojmë apo të paktën të mos humbim” ka thënë Carvajal. “Është një prej javëve më të vështira. Ne jemi përshëndetur me La Ligan dhe jemi eliminuar nga Kupa e Mbretit” ka thënë ndër të tjerash spanjolli. Real Madrid pësoi humbje minimale 0:1 kundër skuadrës katalane, në një ndeshje ku mbretërit krijuan shumë raste.

Read More »

Po luante kundër Barcelonës, Benzemas i ndodh një gjë e tmerrshme

Benzemas i ka ndodhur një gjë mjaftë e keqe. Shtëpia e sulmuesit francez në Madrid ka qenë cak i një plaçkitje të mërkurën në mbrëmje, gjatë kohës kur në ‘Santiago Bernabeu’ po zhvillohej ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Barcelona. Sipas njoftimeve në Spanjë, plaçkitja e shtëpisë së Benzemas ka ndodhur gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës. Një hetim policor thuhet se është duke u zhvilluar në lidhje me incidentin, ndërsa ata kërkojnë më shumë të dhëna se kush drejtojë këtë akt kriminal. Shtëpitë e futbollistëve gjatë muajve të fundit janë shndërruar në cak të këtyre grupeve. Kujtojmë se viktimë e njëjtë ka qenë edhe Sadio Mane, shtëpia e të cilit është vjedhur gjatë ndeshjes Liverpool – Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Read More »

Milan e Dortmund në ‘luftë’ për ish yllin e Barcelonës

Deulofeu është paraqitur edhe më parë në Serie A. Borussia Dortmund dhe Milan janë duke monitoruar ish yllin e skuadrës së Barcelonës. Gerard Deulofeu, i cili tashmë paraqitet me skuadrën e ëatford, po vëzhgohet nga Dortmund dhe Milan, raporton ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net. Kontrata e tij tek ëatford është e vlefshme vetëm deri në vitin 2020, dhe duket se nuk do të ketë marrëveshje për rinovim. Deulofeu është paraqitur edhe më parë në Serie A, pikërisht me skuadrën e Milan, ku kaloi një kohë të mirë. Por, në konkurrencë me ish skuadrën e tij do të jenë edhe liderët aktual të Bundesliga, Borussia Dortmund. Mbetet të shihet se çfarë do të vendos lojtari për të ardhmen e tij. Kujtojmë se ai luan si sulmues anësor.

Read More »

Milan e Dortmund në ‘luftë’ për yllin e Barcelonës

Deulofeu është paraqitur edhe më parë në Serie A. Borussia Dortmund dhe Milan janë duke monitoruar ish yllin e skuadrës së Barcelonës. Gerard Deulofeu, i cili tashmë paraqitet me skuadrën e ëatford, po vëzhgohet nga Dortmund dhe Milan, raporton ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net. Kontrata e tij tek ëatford është e vlefshme vetëm deri në vitin 2020, dhe duket se nuk do të ketë marrëveshje për rinovim. Deulofeu është paraqitur edhe më parë në Serie A, pikërisht me skuadrën e Milan, ku kaloi një kohë të mirë. Por, në konkurrencë me ish skuadrën e tij do të jenë edhe liderët aktual të Bundesliga, Borussia Dortmund. Mbetet të shihet se çfarë do të vendos lojtari për të ardhmen e tij. Kujtojmë se ai luan si sulmues anësor.

Read More »

“Bomba” e mbrëmjes: Inter arrin marrëveshje me yllin e Barcelonës

Klubi italian inter thuhet se ka arritur marrëveshje me yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic. Rakitic ka arritur marrëveshje me Interin, tani u mbetet klubeve të bien në ujdi Rakitic është pajtuar t’i bashkohet Interit në verë, për shkak se e ardhmja e tij në Barcelonë është tejet e pasigurt. Sipas Gazzetta dello Sport, Interi dhe Barça janë në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje. Barcelona e ka blerë Frenkie de Jongun në janar, dhe holandezi do t’i bashkohet klubit në verë, si dhe është buzë arritjes së një marrëveshjeje me Adrien Rabiotin e Paris Saint-Germainit, i cili është i lirë të bisedojë me klube tjera për të ardhmen e tij pasi refuzoi ta vazhdojë kontratën me gjigantin e Ligë 1, transmeton Gazeta Express. Kjo nënkupton se mundësitë e Ivan Rakiticit për ta ruajtur vendin e titullarit në skuadrën e Ernesto Valverdes janë pakësuar. Gazeta italiane raporton se Interi i ka ofruar mesfushorit kroat pagë vjetore prej 6 milionë euro, më shumë sesa që ai merr te kampioni spanjo..

Read More »

‘Çmenden’ tifozët e Barcelonës, çfarë është kjo foto që po shikon Mbappe në telefonin e tij

Mbappe duket se e përcjell gjithmonë Barçën në rrjetet sociale. ​Kylian Mbappe është fotografuar duke parë listën e ndeshjeve të radhës të Barcelonës, që duke përfshirë edhe ndeshjen e nesërme me Lyonin, do t’i zhvillojë katër takime me radhë jashtë shtëpisë. Barcelonën e pret një kalendar i vështirë ditëve të ardhshme, shkruan Gazeta Express. Skuadra e Ernesto Valverdes, me kapitenin Lionel Messi, do t’i zhvillojnë katër ndeshje me radhë jashtë shtëpisë, në Champions League (vs Lyon), dy në La Liga (vs Sevilla dhe vs Real Madrid) si dhe një në Copa del Rey (vs Real Madrid). Ky orar i vështirë i Barçës po qarkullon në “Twitter”, papritmas ka rënë edhe në duar të talentit 20-vjeçar, Kylian Mbappe, që mbrëmë ia siguroi tri pikë PSG-së duke shënuar golin e fitores prej 1-0 kundër St Etienne në Ligue 1. Mbappe duket se e përcjell gjithmonë Barçën në rrjetet sociale, pasi është kapur duke parë orarin e ndeshjeve të Barçës me Leo Messin në fotografi. Kjo foto ka shtyrë tifozët e katalu..

Read More »

Derisa ishte në ndeshje, yllit të Barcelonës i plaҫkitët shtëpia

Kevin-Prince Boateng përjetoi një ditë mjaftë të rëndë të shtunën. Ai u kthye në shtëpi pas ndeshjes kundër Real Valladolidit dhe e gjeti shtëpinë e plaçkitur nga hajnat. Shtëpia e tij, e cila ndodhet në pjesën jugore të rrethinës Sarria në Spanjë, ishte cak i hajnave të cilët ia plaçkitën stolitë dhe një shumë parash në vlerë mes 300 mijë dhe 400 mijë. Policia ka thënë se do ta nisë një hetim ndaj kësaj plaçkitjeje.

Read More »

Përfundon gjithçka! Ky është trajneri i Barcelonës

Ernesto Valverde e ka zgjatur kontratën e tij si trajner i Barcelonës. Menaxheri fitoi një La Liga dhe Copa del Rey dyfish në sezonin e tij të parë dhe duket se është në rrugë të mirë për një titull tjetër të ligës dhe ende nuk është eliminuar nga një garë përcjell ORAinfo. Kushtet e tij të reja vazhdojnë deri në fund të sezonit 2019-20, me një mundësi për të vazhduar për 12 muaj të tjerë./ORAinfo/

Read More »