Home / Tag Archives: britanike

Tag Archives: britanike

Qeveria britanike me 86 këshilltarë, ndërsa në Kosovë, vetëm Haradinaj i ka 35

Duket të ketë një dallim të madh mes Qeverisë britanike dhe asaj kosovare sa i përket numrin të këshilltarëve.Ish- ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Muhamet Hamiti, ka bërë një krahasim mes numrit të këshilltarëve që kanë qenë të angazhuar në tërë qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe këshilltarëve të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan AktivPress.“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në kohën e Kryeministrit Cameron – kohë kur kam qenë ambasador i Kosovës në Londër – ka pasur gjithsej 68 këshilltarë politikë (quhen ‘special advisers’)”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në Facebook.Shumica e ministrave, sipas tij, i kanë pasur nga dy këshilltarë.“Ministri i Mbrojtjes një, ministri i Jashtëm tre (i kam njohur të tretë, njëra prej të cilave, Arminka Helic, tash është anëtare e Dhomës së Lordëve), më së shumti ministri i Financave (Sekretari i Thesarit, në emërtimin zyrtar) gjashtë. Në kryeministri kanë punuar 18 këshilltarë. Kaq sa për krahasim”, ka shkruar..

Read More »

Meave de Burgh agjentja sekrete britanike që admironte shqiptarët

Nga Ndrek Gjini – Meave de Burgh jeton vitet e saj të pleqërisë në Wexford të Irlandës. Ajo është ndofta e vetmja grua, ende gjallë, që ka punuar si agjente në shërbimin e fshehtë anglez, gjatë kohës që ky shërbim stërviste të rinj nacionalistë shqiptarë në mërgim, me qëllimin për t’i dërguar me mision në Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist. Në rrëfimin e saj për kanalin më prestigjioz publik të Irlandës, RTE1, Meave de Burgh tregoi rreth jetës së saj në Maltë, ku kishte punuar si shifrante në shërbimin e fshehtë anglez, ndërkohë që burri i saj Kolonel Charles Davison dhe kolegët e tij, stërvisnin të rinj nga mërgata shqiptare për t’i dërguar me mision në Shqipëri. Në këtë intervistë, ajo flet me mjaft respekt e simpati për këta të rinj, flet për ndjenjat e larta nacionaliste të tyre, për inteligjencën dhe përkushtimin në përmbushjen e detyrave të ngarkuara, etj. Por sytë e saj mbushen me lot kur ajo sjell në memorie një natë tragjike ku humbën jetën gati 300 prej tyre, në një ak..

Read More »

Gazeta britanike: Marrëveshja për shkëmbim territoresh drejt finalizimit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq janë drejt marrëveshjes për shkëmbim territoresh.Në analizën e fundit “Plani ballkanik që meriton mbështetjen e të matur”, Financial Times merret me çështjen e rrezikut dhe përfitimeve të idesë së presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për një korrigjim të mundshëm të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.Në artikullin e saj, kjo e përditshme shkruan se “Manipulimi me kufijtë në Ballkan është më i rrezikshëm e në çdo pjesë tjetër të Evropës. Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, po lëvizin drejt një marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve midis ish-republikës Jugosllave dhe provincës së saj të mëparshme, duke përfshirë këtu çështjen e kufijve dhe një shkëmbimi të territoreve”, transmeton Telegrafi.Më tej në artikullin e të përditshmes britaneze, të cilin e ka shpërndarë presidenti Thaçi përmes Tëitteri..

Read More »

Gazeta prestigjioze britanike ‘zbulon’ planin e Thaçit dhe Vuçiqit për kufijtë

Gazeta prestigjioze britanike, The Economist, i ka dedikuar një artikull ideve të fundit për korrigjim kufijsh në mes të Kosovës dhe Serbisë.Në artikull thuhet se plani i vërtetë i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq mund të jetë njohja e Kosovës si shtet nga Serbia me një autonomi serbe brenda saj.“Fundi i luftërave jugosllave 20 vjet më parë la qindra mijëra njerëz nëpër vende që nuk i konsideronin si të tyre. Por paqeruajtësit vlerësuan se riorganizimi i kufijve do të çonte vetëm në konflikte të tjera”.“Si rezultat, rreth 120,000 serbë mbetën në Kosovën e dominuar nga shqiptarët etnikë si dhe 60,000 shqiptarë etnikë jetojnë në luginën e Preshevës në Serbi. Ka kohë që disa liderë lokalë janë të etur për një shkëmbim territoresh, mirëpo deri kohët e fundit BE dhe Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë këtë opsion”.“Mirëpo tash kjo ka ndryshuar. Thuhet se Federica Mogherini dëshiron një njohje reciproke midis dy vendeve deri në fund ..

Read More »

Rrahet gazetarja britanike në Shqipëri

Një incident në kampin e Muxhahidinëve iranianë në Manzë të Durrësit nga ku është goditur një gazetare e mirnjohur britanike dhe ekipi i saj i xhirimit, është tentuar të mbahet sekret.Por Shqiptarja.com ka mundur e zbuloje të gjitha detajet e këtij incidenti. Burime nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Antiterrori, në kushtet e anonimatit, tregojnë se incidenti ka ndodhur më 10 gusht. E gjithë ngjarja nuk është raportuar në komunikatat ditore të ngjarjeve kriminale nga policia, ndonëse përbën një skandal jo të vogël.Ngjarja Në fillim të gushtit ka mbërritur në Shqipëri nje ekip i televizionit britanik Channel 4 sëbashku me gazetaren e mirënjohur të çështjeve për Lindjen e Mesme Lindsey Hilsum. Qëllimi i ardhjes së tyre lidhej me një investigim mbi jetën e muxhahedinëve iranianë që strehohen tashmë prej vitesh në vendin tonë dhe misterin që mbart brënda tij kampi – gjigand dhe i fortifikuar – ndërtuar rishtazi, ku strehohen 3.000 disidentët e regjimit të Iranit.Shqiptarja.com mës..

Read More »

Ambasadorja britanike në OKB përmend taktikat e Kosovës dhe Serbisë

Ambasadorja e Britanisë në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce u bëri thirrje Prishtinës e Beogradit që të mos mirren shumë me çështje taktike në Këshillin e Sigurimit të OKB, por me ndihmën e BE-së të bëjnë përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve, meqë kjo është e vetmja mënyrë që të përparojnë në drejtim të integrimeve europiane.“Dëshiroj të nxisë të dy palët që këtu (në Këshillin e Sigurimit të OKB) të mos angazhohen së tepërmi në çështje taktike, por t’u kthehen qëllimeve më madhore dhe të investojnë të gjitha përpjekjet bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve”, citojnë mediat deklaratën e ambasadores Pierce pas mbledhjes së parë të Këshillit të Sigurimit të OKB nën kryesimin e Britanisë, transmeton Koha.net.E pyetur nga gazetarët për shmangien e shqyrtimit të Raportit të rregullt mbi punën e UNMIK-ut nga rendi i ditës së KS të OKB për muajin gusht, Pierce u përgjigj: “Këshilli i Sigurimit duhet të fokusohet në çështjet më thelbësore të paqes e..

Read More »