Home / Tag Archives: britanise

Tag Archives: britanise

“Korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi, BE kundër Merkelit e Britanisë”

“Lufta” e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë vëmendje të madhe edhe nga mediat ndërkombëtare. E përditshmja britanike “Express”, i kushton një artikull të veçantë kësaj teme ku elaburon ngjarjen dhe reagimet e fundit mbi këtë çështje.Artikulli nisë kësisoj: Komisioni Evropian ka hedhur poshtë qëndrimin e Angela Merkel mbi kufijtë e Ballkanit Perëndimor, duke miratuar idenë e një ndryshimi kufitar Kosovë-Serbi dhe për të bashkuar një pjesë të Serbisë me popullsi shumicë shqiptare me Kosovën, ndërsa tensionet përshkallëzohen, transmeton lajmi.net.Më pas vazhdon, Johannes Hahn, komisioneri i zgjerimit të BE, dha mbështetje për planin e Kosovës dhe Serbisë për korrigjim të kufijve, duke këmbëngulur se vendet e BE duhet të “respektojnë” qëllimin kryesor të vendeve të Ballkanit për të stabilizuar rajonin.Kjo do t’i lejonte të dyja vendet të normalizonin marrëdhëniet dypalëshe, duke u lejuar atyre të lëviznin më pranë anëtarësimit në BE.Duke folur së bashku me presidentin serb A..

Read More »

Ambasada e Britanisë kundër Thaçit e Vuçiqit: Thirrjet për ndryshim kufijsh janë destabilizuese

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.“Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese,” ka thënë kjo Ambasadë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.“Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosvoës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi”.“Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm.Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet.”

Read More »