Home / Tag Archives: brother

Tag Archives: brother

Ish-banorja e Big Brother shtatzënë, publikon barkun e rrumbullakosur

Ajo ka qenë njëra nga banoret më të përfolura të Big Brother. Ish-banorja e Big Brother, Jona Kalemaj ka befasuar fansat me disa pamje të reja ku shfaqet sërish në pritje të ëmbël. Jona ka publikuar një video në Instagram me barkun e rrumbullakosur ndërsa shkruan: “Prap shtatzënë?” Pas disa sekondave ajo rikthen barkun në vend dhe na tregoi se kjo ishte vetëm një shaka: “Qyqja thashë se ishte 1 prilli, qenka 1 mars”. Jona Kalemaj ka dy fëmijë, më konkretisht dy vajza të bukura të cilat i bën shpesh herë publike përmes fotove në Instagram. Ato janë Ejsi dhe Santa dhe mami Jona i quan “diamantet e saj më të çmuar”.

Read More »

Bëhet baba për herë të parë ish-banori i ‘Big Brother’

Ish-banori i ‘Big Brother’ është bërë baba për herë të parë. Një ndër personazhet që konsiderohej shumë i pëlqyer për publikun në “Big Brother”, është bërë për herë të parë baba. Ish-banori i “Big Brother Albania 7”, Enkelejd Mezinim, është bërë baba për të parën herë, transmeton lajmi.net. Për ata që nuk e mbajnë mend, ai gjithnjë është konsideruar si sozia e aktorit të njohur Brad Pitt, dhe është dalluar për karakterin e tij të veçantë. Pas përfundimit të edicionit të lartpërmendur të “Big Brother” për të është dëgjuar pak e Blitz.al bën të ditur se ai është bërë baba i një vajze të cilës ia kanë vënë emrin Ella. Pas Big Brother, Enkelejdi ka jetuar në Amerikë dhe gjithashtu ka marrë pjesë në disa filma.

Read More »

Ish-banorja e Big Brother: Si më braktisi babai në maternitet se donte çun!

E ftuar së fundmi në emisionin ‘NRG Radio’ ishte ish-konkurrentja e njohur e shtëpisë së Big Brother, Xhensila Pere. Për herë të parë, ajo rrëfeu publikisht historinë e pazakontë gjatë lindjes së saj. Duke qenë se kishte dashur të ishte djalë, Xhensila rrëfen se babai e braktisi për tre ditë në maternitetin e Pogradecit. Megjithatë, ajo tregoi se ai u kthye pas tre ditësh duke e rregulluar veprimin që bëri. “Në qoftë se nuk e dini, babi më ka lënë tre ditë në maternitet kur kam lindur, sepse donte çun. Pastaj për të shlyer gabimin, në një qytet të vogël si Pogradeci, mori taksi që të vinte të merrte mamin”, tregoi Xhensila. The post Ish-banorja e Big Brother: Si më braktisi babai në maternitet se donte çun! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Fejohet Ervini i ‘Big Brother’, rrëfen lidhjen me drejtoreshën në Amerikë

Ervini ka qenë një ndër personazhet që spikatën më tepër në edicionin e fundit të ‘Big Brother’. Prej gati 1 viti ai është zhvendosur në SHBA. Largimi i tij nga Shqipëria erdhi për shkak të karrierës së tij si model, por që gjatë qëndrimit atje ka njohur edhe dashurinë e jetës. Në një intervistë të dhënë për një media rozë, Ervini ka rrëfyer se pak ditë para ndërrimit të vitit ai dhe e dashuria e tij shqiptare janë fejuar dhe modeli i ka dhuruar asaj një unazë ar të bardhë me 3 karat diamante. “Unë dhe partnerja ime u fejuam para mbylljes së vitit 2018. I propozova ditën e Thanksgiving. E propozova te vendi ku u njohëm për herë të parë. E fejuara, një bukuroshe bionde, është shqiptare dhe bashkëjeton prej pak kohësh me ish-banorin e ‘Big Brother Albania’. “Me vendosjen në Amerikë, unë punoj në “Building remodeling Manhattan”, ndërsa e fejuara ime tashmë punon si drejtoreshë e Burimeve njerëzore në një kompani këtu. Ne u njohën nga një shoqëri e përbashkët dhe që nga ajo ditë jemi bash..

Read More »