Home / Tag Archives: dashurine

Tag Archives: dashurine

E gjitha bota sytë nga dasma mbretërore në Britani

Princ Harry dhe Meghan Markle do të kurorëzojnë sot dashurinë e tyre. Turma të mëdha njerëzish janë grumbulluar në Windsor për të qenë dëshmitarë të martesës mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle. 600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin nëpërmjet televizionit. Ajo që ka rënë në sy në janë forcat e shtuara të policisë. Snajperë në tarraca, ushtarë të armatosur që patrullojnë rrugët dhe policë në çdo cep të vendit. 19 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Ilda Bejleri më romantike se kurrë më parë (VIDEO)

Moderatorja sportive Ilda Bejleri ka surprizuar të gjithë me një video pasionante që ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Ilda shfaqet më romantike se kurrë më parë. Kjo video është shkëputur nga klipi i këngës “Hoy tengo ganas de ti” (Sot të dëshiroj) të super këngëtares Christina Aguilera në një bashkëpunim me këngëtarin Alejandro Fernández. Kjo këngë dashurie ka fituar zemrat e publikut. Ilda e ka cilësuar si këngë emocionuese, por nuk dihet nëse është një dedikim dashurie i bërë enkas për ndonjë person të veçantë. Moderatorja kohët e fundit është përfolur për një lidhje dashurie me deputetin demokrat Klevis Balliun. Ende pa e pranuar dashurinë, në media qarkulloi lajmi se çifti ishte ndarë. Mos vallë Ildës po i mungon Klevisi.

Read More »

Aktori i famshëm turk përfundon në spital

Që prej fillimit të lidhjes së tyre, çifti i famshëm turk Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias. Ata u njohën në xhirimet e telenovelës “Mes dy dashurish”, ku interpretonin role protagoniste dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë para dy vitesh. Së fundmi, çifti i njohur është fotografuar nga paparacët duke dalë nga një spital dhe Kadir mbante një maskë para fytyrës. Aktori të cilin aktualisht e shohim në telenovelën “Sulltanesha Kosem”, në rolin e Mehmet, ka shkuar në spital i shoqëruar nga bashkëshortja, pasi kishte ndjerë shqetësime. Por ende nuk është bërë i ditur shkaku i shqetësimit të tij.

Read More »

Djali i çiftit Meta mbush 18 vjeç, Kryemadhi: I bukri i dheut u bëre burrë, mos ndalo ec, vrapo, fluturo

Besar Meta, djali i Presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi mbush sot 18-vjeç. Dhe për këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar dhe urimi i mamasë së rij. Me anë të një postimi në Facebook Kryemadhi i shkruan të birit se u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve Më tej kryetarja e LSI-së ndan foto e kujtime ndër vite me të birin Besarin. STATUSI I PLOTË Besi Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec! Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve. Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk ..

Read More »

Ariana Grande, album i ri pas tragjedisë në Mançester

Heshtja është thyer. Pas thuajse një vizi pa muzikë, Ariana Grande është kthyer me “No Tears Left To Cry”, kënga që i paraprin daljes së albumit të ri. Në pak ditë, videoja ka kaluar mbi 50 milionë klikime dhe është në vend të parë në “iTunes” në më shumë se 80 vende të botës. Bëhet fjalë për rikthimin zyrtar pas sulmit terrorist në Mançester, kur një atentat në koncertin e saj, shkaktoi 23 të vdekur. Për Ariana Granden, ai 22 maj 2017, ka qenë një makth. Një ngjaje e tmerrshme, që e ka tronditur thellë. 1 of 7 “Nuk e kam idenë nga ta nis apo çfarë të them, – ka shkruar ajo në Instagram, duke prezantuar këngën. – Nuk e imagjinoni se sa shumë ju detyrohem për dashurinë tuaj, mbështetjen dhe respektin. Shhpresoj që kjo këngë t’iu sjellë pak dritë, por njëkohësisht t’iu bëjë edhe të kërceni dhe ta jetoni mirë jetën tuaj. Jam kaq e emocionuar për këtë kapitull të ri të jetës sime. Faleminderit të gjithëve për këtë nisje të mrekullueshme”. 26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Morena Taraku na zbulon dashurinë e saj të madhe

Morena Taraku na zbulon dashurinë e saj të madhe

Morena Taraku është njëra prej femrave shqiptare më aktive në rrjetet sociale. Rrallë ndodhë të kalojë ndonjë ditë pa postuar diçka. Sot ajo ka vendosur të na prezantojë me dashurinë e saj më të sinqertë, që për të është qeni i saj, shkruan Indeksonline. Kujtojmë se lidhja e Morenës me …

Read More »

Privacy Preference Center

Necessary

Advertising

Analytics

Other