Home / Tag Archives: dialogun

Tag Archives: dialogun

‘Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi’

Ruçi thotë se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi. Në ditën e dytë të vizitës në Itali, Ruçi u prit nga Presidentja e Senatit italian, Maria Elisabetta Alberti Casellati dhe Presidenti i Dhomës së Deputeteve, Roberto Fico. “Procesi i …

Read More »

Enver Hoxhaj takon ambasadorin amerikan, flasin për dialogun

Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin italian me të cilin kanë folur për dialogun me Serbinë. Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj ka njoftuar sot se është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hoxhaj ka treguar se me ambasadorin kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe dialogun me Serbinë. “Shkëmbim i mirë me ambasadorin Sardi në marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe dialogun me Serbinë. Shprehën mirënjohjen tonë për mbështetjen nga Italia”, ka shkruar Hoxhaj.

Read More »

Platforma për dialogun ‘peng’ e Ligjit për Dialogun

Platforma për dialogun nuk shkon në Kuvend pa u miratuar Ligji për Dialogun. Platforma nuk pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës pa u miratuar fillimisht Projektligji për Dialogun. Pavarësisht se është paralajmëruar që në këto ditë platforma për dialogun do të dalë në seancën e Kuvendit për votim, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Ky dokument i hartuar nga ekipi negociator nuk do të dalë para deputetëve pa u miratuar fillimisht Projektligji për Dialogun. Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme para dy ditëve e ka shqyrtuar platformën për dialogun, por në mungesë të kuorumit nuk ka arritur ta votojë dhe pa u votuar platforma në Komision nuk ka mundësi të dalë në Kuvend. Por burime të “Zërit” brenda Kuvendit të Kosovës thonë se platforma për dialogun edhe nëse shqyrtohet nga Komisioni ajo nuk do të dalë në Kuvend para se të miratohet Ligji për Dialogun, i cili është në lexim të dytë dhe për të cilin ende nuk dihet se kur do të ketë seancë.

Read More »

Mustafa flet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ja çfarë thotë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur edhe njëherë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se Serbia nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, e aq më pak ta njoh si shtet. Përmes një statusi në Facebook, i pari i LDK’së, ka shkruar se Serbia është duke vazhduar që të krenohet me dëmet që i po shkakton vendit në arenën ndërkombëtare. “Politikat e fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndeshë me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke”, u deklarua Mustafa. Shkrimi i plotë: Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës. Serbia po krenohet..

Read More »

Kush po e kritikon platformën e Ekipit negociator për dialogun me Serbinë?

Është kritikuar platforma e Ekipit negociator për dialogun me Serbinë. Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka miratuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, por nuk ka kaluar votimin për platformën për dialogun, pasi nuk kishte vota të mjaftueshme. Sido që të jetë, anëtarët e komisionit kanë zhvilluar një debat ku kanë hedhur kritika të ndërsjella lidhur me atë se a duhet të ketë platformë për dialogun, të hartuar nga Ekipi negociator. Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani në vlerësimin e saj për platformën tha se pa u miratuar Ligji për dialogun, çdo dokument që prodhohet nga ai Ekip është i pavlefshëm. Osmani tha pos tjerash se në parimin e katër të platformës, thuhet se do të shqyrtohen të gjitha çështjet e hapura me Serbinë, e ky parim sipas Osmanit, është problematik sepse për Serbinë, siç tha ajo, çështje e hapur është territori i Kosovës...

Read More »

Ky është diplomati amerikan që do merret me dialogun Kosovë –Serbi

Diplomati i njohur amerikan Philip Reeker, pritet tqë merret me dialogun Kosovë –Serbi. Emërimi i Philip Reeker në krye të Zyrës për Europë dhe Eurazi në Departamentin Amerikan të Shtetit po vazhdon të zgjojë interesim në mediat e rajonit. Mediat greke të cilat e dhanë të parat lajmin për emërimin e tij në këtë post po vazhdojnë të shkruajnë për Reekerin, të cilin e përshkruanjnë si një njeri që kryen punë. Reeker në postin e ri vjen nga EUCOM (Komanda Amerikane për Europë), me Seli në Shtutgart të Gjermanisë. Ai është i mishëruar me Kosovën për faktin se qysh në vitin 1999 ka qenë i angazhuar si zëdhënës i Chris Hill ish –ndërmjetësit amerikan në bisedimet Kosovë – Serbi, ndërsa gjatë vitit 2013 kur u arrit marrëveshja Kosovë –Serbi Reeker ishte në postin e Zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker dhe ishte personalisht i angazhuar në proces. Diplomati amerikan postin e ndihmësit të sekretarit të shtetit përgjegjës për Evropë e Euroazi do ta marrë nga muaj..

Read More »

Vjosa Osmani tregon se kur do të shqyrtohet platforma për dialogun

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se platforma për dialogun shqyrtohet vetëm kur hyn në fuqi ligji për dialogun. Në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, po shqyrtohet platforma për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare. Doruntinë Maloku nga LDK, tha se propozon që pika e 4 të hiqet nga rendi i ditës meqë nuk i plotëson kushtet për shqyrtim. “Meqë ligji për dialog nuk ka hyrë në fuqi”, tha ajo. Vjosa Osmani , që e drejton këtë komision, u pajtua me këtë ide. “Edhe unë pajtohem. Ne këtë platformë e shqyrtojmë vetëm kur të hyjë në fuqi ligji për dialogun. Vetëm pasi të ndodhë ajo, të mblidhemi në të njëjtën ditë sepse ky dokument derivon nga ligji që ende nuk ka hyrë në fuqi”, tha Osmani, raporton KTV. Elmi Reçica tha se Ekipin shtetëror e kanë votuar në Kuvend dhe ai i ka marrë votat e mjaftueshme. “Delegacioni shtetëror është votuar dhe është legjitim”, tha ai. Por Maloku, tha se “rezoluta nuk është akt i obligueshëm ligjor, gjithçka që d..

Read More »

Hoxhaj: Pozicioni i vetëm zyrtar i Kosovës për dialogun është platforma

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se platforma e prezantuar para një jave është pozicioni i vetëm zyrtar i Kosovës në dialogun me Serbinë. Në një intervistë dhënë gazetës MAPO në Shqipëri, Hoxhaj tha se është e rëndësishme që Kosova ta ketë një pozicion të vetëm në dialogun me Serbinë dhe që marrëveshja finale me Serbinë është e pranueshme për Kosovën vetëm me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në OKB. “Qëndrimi ynë si Qeveri e Kosovës por edhe si delegacion shtetëror i Kosovës i mandatuar nga Kuvendi për të negociuar me Serbinë, bashkë me presidentin Thaçi, është që duhet ta kemi një pozicion të përbashkët. Kosova nuk mund të ketë disa pozicione për sa i takon dialogut me Serbinë. Platformën që e kemi hartuar para një jave, e cila do të duhej të miratohet në kuvendin e Kosovës javën e ardhshme, që do të duhet të siguronte mbështetje të domosdoshme nga deputetët e Kosovës, parasheh që ne duhet të arrijmë njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësim të..

Read More »

Haradinaj: Taksa nuk do të hiqet kurrë, nëse është e rëndësishme për dialogun

Kreu i qeverisë Haradinaj ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo nuk do të hiqet kurrë. Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të lejohet që heqja e taksës ndaj Serbisë, të jetë kusht për vazhdimin e dialogut. Në intervistë për RTV21, Haradinaj ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo s’do të hiqet kurrë. “Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e heq, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa koka problemi, kurrë s’kemi me heke. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me heq, ai s’po don me na njoftë, s’po don fqinjësi, po don me na ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj. Kreu i Qeverisë ka thënë se nëse Mogherini nuk do të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë mos ta thërras dialogun. “Nëse Mogherini nuk do, atëherë mos ta thërras dialogun”, ka thënë ai.

Read More »

Vështirësit në dialogun Kosovë-Serbi, ja çka thotë Mogherini

Federica Mogherini flet për dialogun Kosovë-Serbi. Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka deklaruar se pavarësisht nga vështirësitë, ka pasur përparim në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës. Mogherini ka thënë për “Politico” se ajo e konsideron suksesin e saj më të madh marrëveshjen bërthamore me Iranin. Megjithatë, ajo theksoi se nuk mund të harrojë punën në Ballkan. “Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, po shtyjmë përpara negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të mund t’i japim fund konflikteve në Ballkan”, u shpreh Mogherini.

Read More »