Home / Tag Archives: dialogun

Tag Archives: dialogun

Ky është qëndrimi i Isa Mustafës Për Taksën

Ky është qëndrimi i Isa Mustafës Për Taksën

Isa Mustafa ka treguar qëndrimin e tij për taksën ndaj Serbisë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ftuar ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet edhe pse nuk i ka bërë asnjë të mirë Kosovës. Sipas Mustafës Serbia nuk meriton me heqë taksën derisa të zbutet. …

Read More »

‘Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi’

Ruçi thotë se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi. Në ditën e dytë të vizitës në Itali, Ruçi u prit nga Presidentja e Senatit italian, Maria Elisabetta Alberti Casellati dhe Presidenti i Dhomës së Deputeteve, Roberto Fico. “Procesi i …

Read More »

Enver Hoxhaj takon ambasadorin amerikan, flasin për dialogun

Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin italian me të cilin kanë folur për dialogun me Serbinë. Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj ka njoftuar sot se është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hoxhaj ka treguar se me ambasadorin kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe dialogun me Serbinë. “Shkëmbim i mirë me ambasadorin Sardi në marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe dialogun me Serbinë. Shprehën mirënjohjen tonë për mbështetjen nga Italia”, ka shkruar Hoxhaj.

Read More »

Platforma për dialogun ‘peng’ e Ligjit për Dialogun

Platforma për dialogun nuk shkon në Kuvend pa u miratuar Ligji për Dialogun. Platforma nuk pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës pa u miratuar fillimisht Projektligji për Dialogun. Pavarësisht se është paralajmëruar që në këto ditë platforma për dialogun do të dalë në seancën e Kuvendit për votim, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Ky dokument i hartuar nga ekipi negociator nuk do të dalë para deputetëve pa u miratuar fillimisht Projektligji për Dialogun. Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme para dy ditëve e ka shqyrtuar platformën për dialogun, por në mungesë të kuorumit nuk ka arritur ta votojë dhe pa u votuar platforma në Komision nuk ka mundësi të dalë në Kuvend. Por burime të “Zërit” brenda Kuvendit të Kosovës thonë se platforma për dialogun edhe nëse shqyrtohet nga Komisioni ajo nuk do të dalë në Kuvend para se të miratohet Ligji për Dialogun, i cili është në lexim të dytë dhe për të cilin ende nuk dihet se kur do të ketë seancë.

Read More »

Mustafa flet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ja çfarë thotë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur edhe njëherë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se Serbia nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, e aq më pak ta njoh si shtet. Përmes një statusi në Facebook, i pari i LDK’së, ka shkruar se Serbia është duke vazhduar që të krenohet me dëmet që i po shkakton vendit në arenën ndërkombëtare. “Politikat e fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndeshë me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke”, u deklarua Mustafa. Shkrimi i plotë: Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës. Serbia po krenohet..

Read More »

Kush po e kritikon platformën e Ekipit negociator për dialogun me Serbinë?

Është kritikuar platforma e Ekipit negociator për dialogun me Serbinë. Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka miratuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, por nuk ka kaluar votimin për platformën për dialogun, pasi nuk kishte vota të mjaftueshme. Sido që të jetë, anëtarët e komisionit kanë zhvilluar një debat ku kanë hedhur kritika të ndërsjella lidhur me atë se a duhet të ketë platformë për dialogun, të hartuar nga Ekipi negociator. Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani në vlerësimin e saj për platformën tha se pa u miratuar Ligji për dialogun, çdo dokument që prodhohet nga ai Ekip është i pavlefshëm. Osmani tha pos tjerash se në parimin e katër të platformës, thuhet se do të shqyrtohen të gjitha çështjet e hapura me Serbinë, e ky parim sipas Osmanit, është problematik sepse për Serbinë, siç tha ajo, çështje e hapur është territori i Kosovës...

Read More »

Ky është diplomati amerikan që do merret me dialogun Kosovë –Serbi

Diplomati i njohur amerikan Philip Reeker, pritet tqë merret me dialogun Kosovë –Serbi. Emërimi i Philip Reeker në krye të Zyrës për Europë dhe Eurazi në Departamentin Amerikan të Shtetit po vazhdon të zgjojë interesim në mediat e rajonit. Mediat greke të cilat e dhanë të parat lajmin për emërimin e tij në këtë post po vazhdojnë të shkruajnë për Reekerin, të cilin e përshkruanjnë si një njeri që kryen punë. Reeker në postin e ri vjen nga EUCOM (Komanda Amerikane për Europë), me Seli në Shtutgart të Gjermanisë. Ai është i mishëruar me Kosovën për faktin se qysh në vitin 1999 ka qenë i angazhuar si zëdhënës i Chris Hill ish –ndërmjetësit amerikan në bisedimet Kosovë – Serbi, ndërsa gjatë vitit 2013 kur u arrit marrëveshja Kosovë –Serbi Reeker ishte në postin e Zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker dhe ishte personalisht i angazhuar në proces. Diplomati amerikan postin e ndihmësit të sekretarit të shtetit përgjegjës për Evropë e Euroazi do ta marrë nga muaj..

Read More »