Home / Tag Archives: fantastik

Tag Archives: fantastik

Seksbomba filipinase reklamon trupin fantastik (Foto)

Daphne Joy është e lumtur që pranvera ka nisur. Dhe, për të dëshmuar se sa e gëzuar është për motin më të ngrohtë, modelja filipinase ka publikuar dy fotografi të reja në llogarinë e saj në Instagram. Seksbomba aziatike është shfaqur me një kostum joshës të larjes, teksa po shijonte …

Read More »

Lajm fantastik për Barcelonën nga liga holandeze

Skuadra katalane kishte nënshkruar me lojtarin e Ajax, Frenkie de Jong. Barcelona ka pranuar një lajm shumë të mirë nga liga holandeze, Eredevisie. Më herët gjatë verës, skuadra katalane kishte nënshkruar me lojtarin e Ajax, Frenkie de Jong. De Jong absolutisht konsiderohet si njëri nga lojtarët më premtues në botën e futbollit, dhe ka tërhequr vëmendje të madhe në Evropë. Këtë ai e ka konfirmuar edhe gjatë këtij muaji. ‘Sport’ raporton se mesfushori është shpallur lojtari i muajit në ‘Eredevisie’, transmeton lajmi.net. Kjo do të thotë se lojtari që do të afrohet në ‘Camp Nou’ në fund të këtij sezoni, po kalon në një formë fantastike, gjë që sigurisht i shkon në favor katalanëve. De Jong prinë në statistikat e pasimeve të kompletuara dhe në rikuperimin e topave.

Read More »

Lajm fantastik për Man City, po transferon super mbrojtësin

Manchester City i Pep Guardiolës po përforcon edhe më shumë mbrojtjen duke nënshkruar kontratë me super-lajtarin në fazën e mbrojtjes. ‘Citizens’ kanë blinduar francezin Aymerick Laporte, me të cilin sot kanë nënshkruar 2 vite shtesë në kontratë. 24 vjeçari kishte kaluar tek Man City në janarin e kaluar, dhe që atëherë është kthyer në një pikë kryesore të formacionit të Guardiolas. Kontrata e tij e re përfshinë një rritje në pagë dhe e mban atë në ‘Etihad’ deri në vitin 2025, shkruan ‘Goal’, transmeton lajmi.net. Laporte i kishte kushtuar skuadrës nga Mançesteri plotë 57 milionë funte. Ai duket se ka justifikuar milionat e shpenzuar.

Read More »

Lajm fantastik për qytetarët

Klinika Emergjente e QKUK-së shumë shpejt pritet të bëhet me objekt të ri Brenda këtij viti pritet të përfundojë ndërtimi i objektit të ri të Klinikës Emergjente në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën Albatrit Matoshi, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili. Sipas tij, klinika me pajisjet moderne, do të plotësojë nevojat e shumta të qytetarëve që kërkojnë trajtime emergjente. Klinika Emergjente në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës brenda një viti trajton mbi 60 mijë pacientë, prandaj ishte paraqitur nevoja për ndërtimin e një klinike të re. Albatrit Matoshi, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha për Radio Kosovën se brenda vitit pritet që Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar t’i shtohet edhe klinika emergjente e re, si klinika më moderne në vend. Sipas tij, kjo klinikë, me një hapësirë më të gjerë, do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve, të cilët kërkojnë trajtim mjekësor..

Read More »

Lajm fantastik për Barcelonën, po përforcon mbrojtjen me super-lojtarin

Matthijs De Ligt është emri i lojtarit që së shpejti pritet të transferohet në Barcelonë. Barcelona e kompletoi transferimin e Frenkie De Jong nga Ajaxi në janar, ndërsa tani po e transferon edhe Matthijs De Ligt. Skuadra katalonase ka kohë që po e kërkon transferimin e mbrojtësit holandez, por që në garë është edhe Manchester City, përcjell lajmi.net. De Ligt do ta refuzoj ofertën e skuadrës angleze, vetëm që të transferohet te Barcelona në afatin e verës. Katalonasit do të paguajnë 60 milionë euro për transferimin e mbrojtësit nga Ajaxi.

Read More »

Të holla e të bukura si modele? Aurela Hoxha rrëfen sekretin e një trupi fantastik

Ajo është një ndër femrat më të lakuara dhe tërheqëse të mediave rozë. Aurela Hoxha, me linjat e saj perfekte dhe stilin e veçantë ka ditur gjithmonë të jetë në super formë. Për të arritur këto rezultate me siguri Aurelës i është dashur të heqë dorë nga disa ushqime. Këtë e ka treguar nëpërmjet një përgjigjeje në ‘Instastory’. Teksa një fanse e ka pyetur për regjimin e saj ushqimor, bukuroshja shqiptare i ka zbuluar pikat kyçe ku bazon dietën e saj. “Sport dhe ushqim i kontrolluar”, shkruan modelja. Më herët ajo ka treguar se është kthyer në vegane dhe me siguri kjo mënyrë të ushqyeri i ka ndikuar për mirë. Aurela ka shtuar se moskonsumimi i mishit e ka ndihmuar të humbasë kile. The post Të holla e të bukura si modele? Aurela Hoxha rrëfen sekretin e një trupi fantastik appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Lajm fantastik për Milanin, sapo zyrtarizoi transferimin e shumëpritur

Sot ekipi i Milanit bëri një hap shumë të rëndësishëm duke transferuar këshru një qendërmbrojtës të ri. Ka qenë një çështje spekulimi gjatë dy javëve të fundit, por tani është zyrtarisht. Ish-qendërmbrojtësi Sport Tiago Djalo (18) ka lëvizur nga klubi portugez në AC Milan në një kontratë të përhershme ad do të bashkohet me ekipin Primavera./ORAinfo/

Read More »

Chelsea merr një lajm fantastik, super-lojari thotë se e ka ëndërr këtë skuadër

Skuadra e Chelseas ja marrë një lajm shumë të mirë gjatë ditës së sotme. Ëillian Borges ka thënë në një intervistë për ‘Chelsea TV’ se ishte një ëndërr e tij qysh prej fëmijërisë që të luante për Chelsean. Anësori brazilian ka kujtuar hapat e tij që kur luante te klubet braziliane e deri tek transferimi i tij te skuadra londineze. “Kam pasur shumë idhuj në rritje. Marcelinho Carioca ishte një lojtar shumë i famshëm në atë kohë. Ai luajti për Korintasit. Ai është një idhull i tifozëve të Korintasve dhe ai luajti në një pozitë të ngjashme me mua. Ronaldo ishte fenomenal. Unë gjithashtu shikova edhe Romarion dhe Ronaldinhon. Për mua, Ronaldinho ishte numri një. Ata ishin djemtë që i admirova, por unë mund të përmendja shumë emra, sepse në Brazil në atë kohë kishte shumë lojtarë të mirë”, tha Ëillian në intervistën për ‘Chelsea TV’, përcjell lajmi.net. “Kur iu bashkova Corinthias, isha vetëm nëntë vjeç. I gatsëhm për të luajtur për një shkollë të vogël futbolli dhe një ditë ne shkuam p..

Read More »

Milan merr një lajm fantastik në prag të ndeshjes me Sampdorian

Lucas Paqueta është lojtari brazilian që së fundi nënshkruajti kontratën me rossonerët. Ai pritet që debutimin e tij në këtë skuadër ta bëjë nesër në ndeshjen kundër Sampdorias. Gattuso ka vendosur që Paqueta të startojë në ndeshjen e javës së 16-të të kupës së Italisë, përcjell ORAinfo. Mediat italiane flasin se formacioni I mundshëm I milanit për nesër mund të jetë: Reina; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Castillejo, Higuain, Calhanoglu Menaxheri i Milanit Gennaro Gattuso do të zbulojë disa nga zgjedhjet e tij taktike në orët e ardhshme kur do të takohet me mediat për konferencën klasike të shtypit para ndeshjes./ORAinfo/

Read More »