Home / Tag Archives: gjermania

Tag Archives: gjermania

Edhe nga Gjermania dalin zëra për ‘korrigjimin e kufijve’ për Kosovën

Zëdhënësi i CDU/CSU thotë se s’ka pse të refuzohet ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi. Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Hahn, në një intervistë për DW, ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia pajtohen që zgjidhja mes tyre është edhe tek ndryshimi i kufijve, atëherë “bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë”. “Me ndryshimin e kufijve duhet vepruar me shumë kujdes, por personalisht mendoj, dhe ky është mendimi im personal, se kur dy shtete sovrane bien dakord të ndryshojnë një kufi të përbashkët mes njëri-tjetrit dhe kur ato janë në gjendje të mbajnë përgjegjësinë për vendin e tyre, atëherë mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë”, ka thënë Hahn në këtë intervistë me DW. Ai ka thënë se shteti i tij dëshiron që kjo marrëveshje të ngërthehet me njohjen reciproke të sovranitetit. “Ky është mendimi im personal. Më lejoni ta them përsëri: Nëse dy shtete sovrane bëjnë një ujdi me njër..

Read More »

Kryeministri Haradinaj e nis ditën me një lajm të mirë nga Gjermania

Gjermani i ka dhënë një mbështetje të madhe Ramush Haradinajt. Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar i lumtur që të ndajë me qytetarët deklaratën mbështetëse të dhënë nga Gjermania, për reformat shtetërore. Haradinaj iu referua një interviste të dhënë nga ministri gjerman, Heiko Maas ku tha se vlerëson lartë angazhimin e Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se “Reformat të cilat janë kryer janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet”. Tutje Haradinaj shtoi se ky është një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të sinqertë me shtetin gjerman. Ja postimi i plotë: Të dashur qytetarë, Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë krye..

Read More »

Vuçiqit i dhemb fakti se Gjermania nuk dëshiron të ndryshojë kufijtë e Kosovës së pavarur

Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Gjermania nuk dëshiron të ndryshojë kufijtë e Kosovës së pavarur. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur në Munchen me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Mass. Ai ka thënë se është falënderues që Gjermania të pranojë ta dëgjojë Serbinë, për shkak të pozicionit të fortë mbështetës të Berlinit për pavarësinë, raporton KTV. “Pozicioni ynë në të tilla takime është shumë i vështirë. Tani na duhet të bëjmë mrekulli vetë që të na dëgjojnë, dhe për këtë i falënderojmë. Ata e kanë pranuar Kosovën e pavarur, dhe kur ata flasin për ndryshim kufijsh, ata flasin për ndryshim kufijsh që nuk lejohen”, ka thënë Vuçiqi. “Kjo duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve, sepse njerëzve tanë në Serbi shumë mashtrues provojnë t’ua shesin tregimin se si janë kundër ndryshimit të kufijve, porse Kosova është Serbi. Nuk është kështu, ata [Gjermania] thjesht nuk duan që të ndryshojnë kufijtë e Kosovës së pavarur”, ka thënë ai.

Read More »

Azilkërkuesit, vjen lajmi i keq nga Gjermania

Gjermania ka shtuar numërin e deportimeve të azilkërkuesve. Gati katër vjet pasi i hapi dyert fluksit të refugjatëve që mbërriti në 1 milionë vetë, Gjermania pa zhurmë po e mbyll serish mundësinë e aplikimeve për azil e po shton deportimet. Trendi vazhdon edhe pse numri i personave që po mbërrijnë në Europe ka renë me 80% që prej kulmit të krizës në 2015-tën. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer deklaroi së fundmi se vitin e kaluar, Gjermania regjistroi rreth 185,000 kërkesa azili, apo 17% më pak se vitin paraardhës dhe shumë më pak se 4 vjet më parë, kur kjo shifër mbërrinte në 890,000. “Tani problemin e kemi nën kontroll dhe gjerat i kemi vënë në vije. Ne po u ofrojmë mbrojtje atyre që janë më të cenueshëm; megjithatë të drejtat e azilit do të pranohen vetëm nëse mund të riatdhesojmë ata të cilët këtë mbrojtje nuk e kanë të domosdoshme, u shpreh ai, transmeton tch. Që prej 2015-tës, kur Angela Merkel i mirëpriti refugjatet me shprehjen e famshme: “Ne mund t’ia dalim”, gjë..

Read More »

Liberalizimi i vizave për Kosovën? Vjen lajmi i madh nga Gjermania

Shteti më i fuqishëm evropian, Gjermania hap një dritare shprese për liberalizimin e vizave këtë vit. Një dritare e re e mundësisë për liberalizimin e vizave për Kosovën është hapur pasi edhe ministri shtetëror për çështje evropiane i Gjermanisë, Michael Roth, është shprehur se Gjermania konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim vizash, se përkrah liberalizimin dhe do të angazhohet për këtë çështje fuqishëm në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore. Edhe pse në parim Gjermania edhe deri tash ka mbështetur procesin e liberalizimit të vizave, ajo është përmbajtur nga prononcimi i qartë se a janë përmbushur apo jo kushtet. Përderisa vendet si Franca dhe Holanda janë shprehur kundër liberalizimit të vizave, Gjermania nuk e ka shprehur deri tash qëndrimin. Por përfaqësuesit e këtij shteti në diskutimet në Bruksel, në të kaluarën, e kishin quajtur vlerësimin e Komisionit Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet si një “veprim të nxituar”. Në rrethanat ku..

Read More »

Gjermania jep lajmin e madh për liberalizimin e vizave

Kosova ka marrë një lajm të mirë nga Gjermania. Michael Roth, ministër i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, ka thënë se Kosova, i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ai madje ka thënë se Gjermania, do të lobojë fuqishëm për Kosovën në Bruksel. “Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter. Megjithatë, në prioritetet e liderëve kosovarë për vitin 2019, liberalizimi i vizave mungoi. Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, u theksuan si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019. Shpresa e kosovarëve për liberalizim vizash është viti 2020, nëse jo 2019-ta. Foto: Michael Roth

Read More »

Milan po e kërkon lojtarin 60 milionësh nga Gjermania

Timo Werner duket i gatshëm të rinovojë kontratën e tij në RB Leipzig, kështu që Milani po monitoron situatën e tij. Gjermani ka shënuar mbi 20 gola në dy sezonet e kaluara, dhe deri më tani këtë sezon ka 14 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat, përcjell ORAinfo. Sipas Fox Sports, 22-vjeçari nuk ngurron të nënshkruajë një kontratë të re me klubin e tij të tanishëm dhe kjo ka vënë disa nga gjigantët e Europës në gatishmëri. Të dy klubet Juventus dhe Milan e kanë ndjekur atë për një kohë të gjatë, por me marrëveshjen e tij aktuale që mbaron në vitin 2020 Leipzig do të kërkonte ende 60-70 milion euro. Mbetët të shihet nëse Milan do të bëjë ofertë zyrtare në drejtim të klubit gjerman. /ORAinfo/

Read More »